Klitschko fiton titullin e tretё Saktėsisht
1.400 ditё pas betejёs sё tij tė fundit, Vitali Klitschko ka mposhtur
kampionin Samuel Peter, nё meēin e tё shtunės mbrёma, pёr ta rifituar
kėshtu titullin nё kategorinė WBC - pesha e rёndё - dhe ka siguruar
dominimin e vёllezёrve nё kёtё divizion.37-vjeēari
Klitschko, vėllai mё i vjetёr i kampionit nё fuqi nё kategoritė IBF,
WBO dhe IBO, ka shtuar edhe kurorėn e kategorisё WBC nё familjen e tij.
Ndeshja e fundit e tij ishte nё dhjetor tё vitit 2004 pas tё cilės, pёr
shkak tё njё lёndimi nё gju, mbeti pёrkohёsisht jashtė boksit.
Nё betejėn e parё pas katёr viteve, Klitschko rrėzoi nga froni
nigerianin Peter, i cili u dorėzua nё fund tё rundit tё tetё, pёr ti
dhёnё Klitschkos njё fitore me knock-out teknik si dhe titullin e
kampionit tё botёs pёr tё tretёn herё.
Triumfet e kaluaraVitali fitoi titullin e parё kundėr Herbie Hide, nё vitin 1999, kur
triumfoi nё kategorinė WBO, tё cilin mё vonё e humbi ndaj Chris Byrd nё
vitin 2000.
Ai u rikthye nё ring pёr tё fituar nё tё dyja kategoritė, WBC dhe IBO, tё cilat i humbi nё vitin 2003 nga Lennox Lewis.
Pas triumfit dhe mbrojtjes sё titullit nё WBC kundėr Danny Williams nё
dhjetor 2004, Klitschko u detyrua tё heqё dorё nga boksi, deri nё
ndeshjen e mbrёmshme.
Pёr nigerianin, i cili nuk arriti kurrė tё kёrcёnojё Klitschkovin,
humbja ishte vetėm e dyta nё karrierėn e tij, krahas 30 fitoreve. Me
humbjen e mbrėmshme, ai humbi edhe titullin e fituar ndaj rusit Oleg Maskaev, mё 8 mars tё kėtij viti.