AlbaOne
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumPortaliGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Shqiptarizem 1

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Davidon
V.I.P i forumit
V.I.P i forumit
Davidon


Male
Numri i postimeve : 1846
Age : 31
Vendodhja : STRUGE
Registration date : 11/08/2008

Shqiptarizem 1 Empty
MesazhTitulli: Shqiptarizem 1   Shqiptarizem 1 I_icon_minitimeFri Dec 19, 2008 9:00 pm

Shqiptarizem

Pseudopatriotizmi, nuk eshte patriotizem.

.............Vitet e fundit , sidomos mbas nėntėdhjetės ėshtė vėnė re njė shpėrthim mburrjesh tė paprecedent pėr madhėshtinė e races shqiptare dhe thellėsine historike te prejardhjes sė saj.
............Ne jemi njė komb i vogel i Ballkanit, me histori tė dėndur dhe me njė gjuhe unike, kushte kėto tė mjaftueshme, pėr tė na ngritur historikisht nė rangun e kombave qė kanė tė drejtė qė tė jetojnė tė lumtur dhe tė barabartė nė njė Europė tė bashkuar.
...........Boshti historik i shqiptareve shkon, ne rastin mė tė mirė deri thellė nė historinė e hershme tė Ballkanit tek pellazgėt. Pėrgjithėsisht mendohet se ilirėt janė pasardhės tė pellazgėve, por po ashtu edhe popuj tė tjerė janė tė prejardhur prej tyrė. Nga ana tjeter pellazgėt lashtėsisht rrjedhin nga trungu indo-europjan.
...........Nė vitet e para tė erės sė re Ballkani invadohet barbarisht nga Roma dhe konform rendit skllavopronar qė ishte nė fuqi, popullsia u vra apo u muar skllave. Po ashtu u shkatėrruan deri nė themel tė gjitha qytetet e Ilirise dhe ekonomia e saj. Kjo gjė krijoi njė vakum popullsie qė bėri tė mundur dyndjet e para slave tė shekullit tė gjashtė.
Mė vonė Roma e fuqishme i shtyu pėrsėri sllavet drejt veriut, prej nga ata pėrsėri kthehen kėtė herė me forca tė shumta tė armatosur dhe kjo ndodh nė shekujt 12 dhe 13. Ishte pikėrisht kjo periudhė kur kombi i arbėrit po dilte brenda perandorisė Bizantine si njė identitet mė vete. Mė vonė pushtimi Otoman solli edhe ai te kėqijat e tij dhe shqiptarėt pėr herė tė parė fitojnė tė drejtėn qė tė paraqiten para botės si tė tillė vetem nė vitin 1912.
Kjo ėshtė nė linja tė trrasha historia pellasgo-iliro-shqiptare ashtu si e njeh bota e qytetėruar dhe ashtu si duhet qė edhe ne t’ja themi asaj. &Ccedildo nuancim jashte fakteve historike akademike tė pranuara nga Kongreset Skencore, ku historianet tanė profesioniste referojnė, do tė ishte jo i pranueshem dhe bile edhe i dėmshem per kauzen shqiptare.

...........Jam ndodhur nė njė takim shumėkombesh, ku njė i indoktrinuar nga propaganda forumeske e pseudopatriotėve, filloi tė mbronte tezat amatoriale dhe te pa vertetuara (pranuara ) botėrisht pėr gjuhėn shqipe dhe lashtėsine e saj. Bashkebiseduesit gjithmonė janė tė kujdesshėm dhe tė lenė tė shprehesh deri ne fund, pastaj tė venė edhe notėn. Keshtu po ndodhte edhe nė rastin nė fjalė, por kur patrioti i flakėt filloi tė propagandonte se Homeri e ka shkruar Iliaden nė shqip, dėgjuesit filluan t’i kthejnė krahet. Duke dashur tė vinte vetullat, miku im nxorri edhe sytė.
............Kjo ngjarje me kujton nje histori te njohur kineze qe thotė. Ka shumė mėnyra pėr tė luftuar dikė. P.sh. mund ta shash, tė intrigosh kundėr tij, tė ngresh ushtri dhe ta derrmosh fisikisht, por demi mė i madh do tė ishte, po ti vishje merita qe nuk i ka. Thuaji pa fund lavderime, mburre pra pa fund. Bėhu i pabesueshem pra nė sytė e dėgjuesve dhe e ke shkatėrruar njė kundėrshtar. Pėr syte e publikut, shumė shpejt, edhe meritat e tij do tė duken tė dyshimta.

............Nė sytė e mij kjo fushate pėr tė mbivlerėsuar kombin shqiptar me duket si shembulli i mėsiperm. Ne jemi dhe nuk kemi nevojė qė tė krijojme njė komb te ri. Ne e kemi Shqiperine dhe askush nuk na e merr. Me vijnė ndėr mend propagandat e pafund tė Maqedonsve tė shkretė, qė edhe nė kenget e dashurisė apo tė dasmave futin nga njė fjalė “Makedonija”. Ata e dinė mirė se nuk janė maqedonet e Aleksandrit, ata e dinė mirė se janė slave tė ardhur tė car Borisit nė shekullin e shtatė dhe prandaj kėlthasin. Ata e dinė mirė se mbreti Filip u martua me mollosen (ilire) Olimbi, dhe ishte maqedon parasllav dhe prandaj ēirren. Po ne ēfarė duam tė vėrtetojmė? Qė jemi shqiptarė, e dinė te gjithė bota; qė jemi tė vjetėr nė kėtė truall… edhe kėtė e dinė. Mos vallė duam tė vėrtetojmė qė jemi mė tė mirė? Jo, miqtė e mij. Kėtė nuk ta pranon askush. Nuk ka kombe tė mirė dhe kombe tė ligj. Kjo bije erė racizem dhe bije ndesh me normat europjane. Kjo eshte suicid.

Mos e demtoni Shqiperine duke dashur ta mburrni

Respekt
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://albaone.catsboard.com/
 
Shqiptarizem 1
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Shqiptarizem 3

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbaOne :: Tema Shoqerore (te ndryshme) :: Historia-
Kėrce tek: