"The Mirror" njofton se Manchester Unitedi e ka gati ofertėn pėr sulmuesin e Interit, Zlatan Ibrahimovic.
Gjatė kėtij afati kalimtar ka pasur shumė spekulime pėr mundėsinė e largimit tė Ibras nga zikaltrit, ndėrsa tabloidi britanik The Mirror shkruan se trajneri i Djajve tė Kuq, Sir Alex Ferguson, do tė ofrojė 35 milionė euro pėr shėrbimet e boshnjakut me pasaportė suedeze.
Sido qė tė jetė, shifra tė cilėn e ofron United ėshtė e vogėl pėr tė plotėsuar kėrkesat e presidentit tė Interit, Massimo Moratti, ndėrkohė qė Jose Mouronho sė fundmi ka thėnė se nuk do tė lejojė largimin e asnjė lojtari pasi tė fillojnė ndeshjet parasezonale.