Enciklopedi shqiptare
Agneze Gonxhe Bojaxhiu
Nënë Tereza
(1910 - 1997)
http://www.arbitalia.it/speciali/nenatereza/koliqi_amoresenzaconfini_file/image001.jpgIshte fëmija i tretë i prindërve Kolë Bojaxhiu (Nikollë Bojaxhiu) me origjinë nga Mirdita dhe Drane Bojaxhiu (mbiemri i vajzërisë Barnaj) nga Novo Sella e Gjakovës.
Lindi në Shkup, Maqedoni me datë 26 gusht 1910. Një ditë pas lindjes u pagëzua në kishën e Zemrës së Krishtit nga famulltari i atëhershëm Dom Zef Ramaj. Kola dhe Drania kishin 5 fëmijë, dy u vdiqën në fëmininë e hershme. Frikë të madhe kishte nënë Drania mos Gonxhja i vdiste menjëherë pas lindjes, sepse me trup dukej e dobët dhe shëndetligë.
Gonxhja kishte një vëlla dhe një motër. Vëllai quhej Lazër Bojaxhiu dhe studioi në Grac të Austrisë në Akademinë Ushtarake, por për shkaqe politike emigroi qysh herët në Itali. Kurse motra quhej Age Bojaxhiu.
Babai i saj merrej me tregti dhe mblidhte në shtëpinë e tij artistë dhe patriotë shqiptarë. Mësimet e para i bëri në një shkollë shqipe në Shkup, ndërsa gjimnazin, po në atë qytet, në gjuhën serbo-kroate. Pasionet e saj të rinisë ishin tre: të bëhej mësuese, të shkruante dhe të recitonte poezi, të kompozonte dhe të luante muzikë. Emrin Tereza e mori kur ishte 18 vjeçe dhe u dorëzua murgeshë.
http://www.misioni.hr/Nene%20Tereza.JPGNënë Tereza u largua nga me 26 shtator 1928 nga Shkupi në drejtim të Dublinit, Irlandë. Prej kësaj dite, nënë, bijë e motër nuk do të shiheshin më kurrë. Më 12 shtator 1928, Gonxhja kishte shkruar këtë letër drejtuar tezes së saj: “Shkup 12. 09. 28 E dashtuna Tezja Lis! Më 26 t’kti mujit po nisem prej Shkupit. S’po muj mos me ju shkrue dy tri reshta tuj da prej jush. Lamtumir; e dishroj qi Zoti ju nep shka tju dishron zemra. Pritni t’faluna ma t’përzemerta Gonxhja”.
Ky ishte momenti kur ajo u nda përfundimisht me familjen dhe vetëm pas 30 vitesh, do të takohej me të vëllanë, Lazrin. Kurse nëna Drania dhe motra Age, shkuan në “atdhe”, në Shqipëri, qysh para Luftës së Dytë Botërore.
Moter Tereza u vendos ne Kalkuta (Indi) ku fillimisht u be mesuese dhe shume shpejt drejtore e shkolles se vajzave.
Nënë Tereza e Kalkutes e quajten kur themeloi urdhrin "Misionaret e Dashurise" (1951) për t'u sherbyer me te varferve dhe me te pashpreseve te Kalkutes, Indise dhe gjithe planetit. Në vitin 1979, kur mori çmimin Nobel për Paqe, e gjithe bota mesoi se Nënë Tereza ishte shqiptare.
Por Shqiperia heshtte. Republika Popullore Socialiste e Shqiperise nuk i kishte dhene vize nobelistes se ardhshme as sa për të parë nënen e saj qe jetonte në Tirane, as për te marre pjese ne varrimin e saj me 1974, as... për të parë varrin. Madje kete vize nuk ia dhane as kur fama e saj kishte marre dhene ne te kater anet e botes deri ne fillim te viteve '90.
Shqiptarja trupvogel ishte kthyer ne nje legjende te gjalle. Ajo ishte nene kujdestare e 7 500 femijeve ne 60 shkolla, ishte nene qe mjekonte 960 000 te semure ne 213 dispanseri, ishte e vetmja në bote qe trajtonte 47 000 viktima te lebrozes ne 54 klinika, kujdesej për 3 400 pleq te braktisur e te lene rrugeve, ne 20 shtepi pleqsh, kishte biresuar 160 femije ilegjitim e bonjake. Keto janë shifrat e mesit te viteve '80. Deri sa Nene Tereza ishte gjalle dhe sot e kesaj dite shifrat kane ndryshuar shumë.
Nënë Tereza nuk qe ndonjë perëndeshë dhe me të mund të fliste çdonjëri. Madje ajo kishte edhe adresë të saktë: një godinë ngjyrë hiri në Bose Road, të ndërtuar rishtas në një lagje të zhurmëshme dhe çjerrëse, të stërmbushur me njerëz, e cila vlonte nga çajbërësit, shitësit dhe tregtarë të tjerë të pjesëve më të ndryshme këmbyese si dhe lëngështrydhësit. Këtu, mu në qendër të Kalkutës shtrihej shtabi i përgjithshëm i Rregullit, „Shtëpia e Nënës", pranë portës të së cilës qe vendosur një tabelë druri ku shkruante: „Mother Teresa. IN/OUT".
Në shtëpinë e Nënë Terezës kishin hyrë edhe vetë mbretëresha britanike, pastaj njerëz të tillë siç janë kryetari amerikan Georg Bush, ish kryetari amerikan Jimmy Carter, Yasser Arafati, princesha Diana e shumë të tjerë.
Shiko profilin e PerdoruesitShih te gjitha pergjigjet sipas antaritAntar U2U