AlbaOne
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumPortaliGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 28 Nėntor 1912 Dita e Flamurit

Shko poshtė 
AutoriMesazh
LaNi
Moderator/e
Moderator/e
LaNi


Male
Numri i postimeve : 614
Age : 31
Vendodhja : tirane
Registration date : 11/08/2008

28 Nėntor 1912 Dita e Flamurit Empty
MesazhTitulli: 28 Nėntor 1912 Dita e Flamurit   28 Nėntor 1912 Dita e Flamurit I_icon_minitimeMon Aug 11, 2008 11:35 pm

28 Nėntor 1912 Dita e Flamurit



28 Nėntor 1912 Dita e Flamurit

--------------------------------------------------------------------------------

Mė 28 Nėntor 1912, nė orėn 14, u hap nė Vlorė Kuvendi Kombėtar, ku merrnin pjesė delegatė qė pėrfaqėsonin tė gjitha viset shqiptare.


Fitoret e rrufeshme tė shteteve ballkanike i detyruan Fuqitė e Mėdha tė rishikonin vendimin e tyre pėr tė mos lejuar ndryshimin e status quo-sė nė Ballkan. Qysh nė fund tė tetorit nė rrethet diplomatike dhe nė shtypin evropian filloi tė flitej pėr nevojėn e ndryshimeve territoriale nė tė mirė tė aleatėve ballkanikė. Nė kėto kushte, patriotėt shqiptarė qė ndodheshin jashtė atdheut vendosėn tė ndėrmerrnin njė veprim tė ri politik krahas atij tė “Shoqėrisė sė zezė pėr shpėtim” e tė rretheve tė tjera atdhetare brenda vendit. Qėllimi i kėtij veprimi do tė ishte tė shpėtohej Shqipėria nga copėtimi, tė ruhej tėrėsia e saj tokėsore e tė mblidhej njė kuvend kombėtar qė do tė vendoste pėr fatin e saj. Nismėn pėr kėtė veprim tė ri e morėn Ismail Qemali dhe Luigj Gurakuqi,

Shpallja e Pavarėsisė

tė cilėt mendonin se do tė kishin pėrkrahjen e Lidhjes Tripalėshe. Ata u nisėn nga Stambolli dhe arritėn nė Bukuresht, ku mė 5 nėntor 1912 organizuan mbledhjen e kolonisė shqiptare tė atjeshme. Aty u vendos tė themelohej “njė komitet drejtonjės” qė tė merrte nė dorė qeverinė e vendit; tė krijohej njė komision qė do tė shkonte nė Evropė pėr tė mbrojtur pėrpara qeverive tė Fuqive tė Mėdha “tė drejtat kombėtare e lokale tė popullit shqiptar” dhe njė komitet nė Bukuresht, qė do tė bashkėrendonte veprimtarinė e komiteteve tė tjera brenda e jashtė Shqipėrisė pėr t’i ardhur atdheut nė ndihmė. Mbledhja e Bukureshtit nė vendimin e saj nuk pėrcaktoi qartė nėse do tė kėrkohej autonomi a pavarėsi. Kjo do tė pėrcaktohej, siē duket, nga zhvillimi i mėtejshėm i ngjarjeve dhe nga qėndrimi qė do tė mbanin kundrejt ēėshtjes shqiptare Fuqitė e Mėdha. Pėr kėtė qėllim Ismail Qemali me shokė shkoi nė Vjenė, ku bisedoi me ambasadorin anglez, Berhtoldin, dhe me ambasadorin italian. Gjatė rrugės ose ndoshta nė kryeqytetin austriak Ismail Qemali u njoftua pėr lėvizjen qė kishte filluar nė Shqipėri pėr mbledhjen e njė kuvendi kombėtar. Ai i deklaroi mė 10 nėntor ambasadorit anglez se do tė nisej sė shpejti pėr nė Vlorė pėr tė marrė pjesė nė njė mbledhje tė krerėve shqiptarė, se shqiptarėt ishin tė vendosur tė ruanin vendin e tyre, se ata do tė luftonin deri nė pikėn e fundit tė gjakut pėr tė mos lejuar njė copėtim tė tij dhe se krijimi i njė Shqipėrie mė vete do tė mėnjanonte njė ndėrhyrje tė Austrisė dhe tė Italisė.
Ideja pėr mbledhjen e njė kuvendi nė Shqipėri, qė do t’u paraqiste Fuqive tė Mėdha kėrkesat e popullit shqiptar, kishte gjetur pėrkrahjen e qeverisė austro-hungareze. Berhtoldi e njoftoi Ismail Qemalin se Vjena ishte pėr njė Shqipėri autonome. I tillė ishte edhe opinioni qė mbizotėronte nė rrethet diplomatike tė Fuqive tė tjera tė Mėdha. Por autonomia nė kuadrin e Perandorisė Osmane tashmė nuk kishte asnjė kuptim. Ushtria osmane nė Ballkan ishte shpartalluar nė tė gjitha frontet. Trupat serbe, malazeze e greke kishin hyrė thellė nė tokėn shqiptare.
Nė kėto kushte e vetmja zgjidhje e drejtė e ēėshtjes shqiptare ishte ajo e shpalljes sė pavarėsisė. Nė kėtė pėrfundim arriti grupi i atdhetarėve i kryesuar nga Ismail Qemali, i cili mė 19 nėntor deklaronte nė Trieste, ku kishte arritur bashkė me shokėt, se: “... menjėherė pas mbėrritjes sė tij nė Shqipėri do tė shpallej pavarėsia e Shqipėrisė dhe do tė zgjidhej qeveria e pėrkohshme”. Nga Triestja komisionit qė ishte formuar nė Vlorė pėr pėrgatitjen e mbledhjes sė kuvendit kombėtar iu dėrgua njė telegram, me anė tė tė cilit kėrkohej qė tė merreshin masa pėr thirrjen e delegatėve.
Ideja e pavarėsisė sė Shqipėrisė dhe lajmi i mbledhjes sė kuvendit kombėtar u pritėn me entuziazėm tė madh nė Shqipėri, ku gjetėn njė truall tė pėrgatitur qysh mė parė nga rrethet atdhetare tė vendit. Kėto rrethe kishin vendosur lidhje ndėrmjet tyre dhe kishin caktuar Vlorėn si qendėr ku do tė bėhej mbledhja e pėrfaqėsuesve tė kombit shqiptar.
Grupi i kryesuar nga Ismail Qemali arriti nė Durrės mė 21 nėntor. Sė bashku me atdhetarėt durrsakė ai vendosi tė ngrinte nė qytet flamurin kombėtar. Por autoritetet osmane, tė ndihmuara nga armiku i Lėvizjes Kombėtare Shqiptare dhespot Jakovi, arritėn, ndonėse pėrkohėsisht, ta pengonin kėtė veprim. Komanda turke e JaNinės u orvat nga ana e saj ta kapte Ismail Qemalin gjallė ose vdekur, por shumė shpejt u detyrua tė hiqte dorė nga ky vendim. Administrata turke nė krahinat e Shqipėrisė, tė papushtuara ende nga ushtritė ballkanike, nė pėrgjithėsi nuk ishte nė gjendje ta pengonte lėvizjen shqiptare. Ajo i trembej shumė njė konflikti tė armatosur me shqiptarėt, nė njė kohė kur po ndiqej kėmba-kėmbės nga aleatėt ballkanikė dhe kur e vetmja rrugė tėrheqjeje nė perėndim ishte Shqipėria.
Tė shoqėruar nga delegatėt e Durrėsit, tė Shijakut, tė Tiranės e tė Krujės, Ismail Qemali me shokėt e tij u nisėn pėr nė Kavajė. Prej andej nėpėr Karatoprak kaluan nė Fier, ku u takuan me delegatėt e Kosovės, dhe mė 25 nėntor arritėn nė Vlorė. Kėtu delegatėt e popullit shqiptar u pritėn me festė. “Njė zjarr i shenjtė patriotizmi, - shkruan Ismail Qemali nė kujtimet e tij, - kishte pushtuar qytetin ku kisha lindur dhe populli mė pėrshėndeste kudo me entuziazėm dhe gėzim”.
Puna e parė e udhėheqėsit patriot qysh mė 26 nėntor ishte organizimi i forcave tė armatosura. Pėr kėtė qėllim ai ngriti njė komision organizues dhe u dėrgoi pleqėsive tė katundeve njė qarkore, me anėn e sė cilės porositeshin tė mobilizonin njerėzit e aftė pėr armė dhe t’i mbanin ata nė gatishmėri.
Ndėrkohė, ushtria serbe po pėrparonte me shpejtėsi nė tokat shqiptare. Ajo po i afrohej Durrėsit, Tiranės, Krujės dhe Elbasanit. Rrethet atdhetare tė kėtyre qyteteve vendosėn ta shpallnin sa mė parė pavarėsinė pėr t’i vėnė autoritetet ushtarake serbe pėrpara faktit tė kryer. Mė 25 nėntor Elbasani shpalli i pari pavarėsinė. Tė nesėrmen atė e shpallėn Durrėsi e Tirana dhe mė 27 nėntor Kavaja, Peqini e Lushnja.
Pėr shkak tė pėrparimit tė pandalur tė ushtrive serbe, gjendja nė Shqipėri po bėhej gjithnjė mė kritike. Kjo ishte arsyeja qė nė mbrėmjen e 27 nėntorit delegatėt qė ndodheshin nė Vlorė, ndonėse nuk kishin arritur ende pėrfaqėsuesit e disa krahinave, vendosėn tė mblidhnin tė nesėrmen kuvendin kombėtar.
Mė 28 Nėntor 1912, nė orėn 14, u hap nė Vlorė Kuvendi Kombėtar. Nė mbledhjen e parė tė Kuvendit morėn pjesė 37 delegatė, tė cilėt u shtuan gjatė ditėve qė pasuan duke arritur nė 63 veta, qė pėrfaqėsonin tė gjitha viset shqiptare. Pjesa mė e madhe e tyre ishin udhėheqės e veprimtarė tė Lėvizjes Kombėtare Shqiptare. Pėrveē Ismail Qemalit merrnin pjesė Luigj Gurakuqi, Isa Boletini, Sali Gjuka, Bedri Pejani, Rexhep Mitrovica, Vehbi Agolli, Nikollė Kaēorri, JaNi Minga, Abdi Toptani, Pandeli Cale, Dudė Karbunara, Lef Nosi, Mithat Frashėri, Mehmet Dėralla, Hasan Hysen Budakova, Ajdin Draga, Sherif efendi Dibra, Dhimitėr Mborja, Dhimitėr Zografi, Shefqet Daiu, Rexhep Ademi, Dhimitėr Berati, Kristo Meksi, Xhelal Koprėncka, Spiro Ilo, Iljaz Vrioni, Hajredin Cakrani, Shefqet Vėrlaci etj. Isa Boletini mbėrriti me 400 luftėtarė kosovarė mė 29 nėntor, i pritur me gėzim tė madh nga popullsia dhe nga delegatėt e Kuvendit. Nga udhėheqėsit e tjerė kosovarė, pėr shkak tė rrethanave tė luftės, nuk mundėn tė merrnin pjesė Hasan Prishtina, Nexhip Draga, Idriz Seferi, Sait Hoxha etj., qė ndodheshin nė burgun e Beogradit, si edhe Bajram Curri, i cili, ndonėse u nis pėr nė Kuvend, u pengua nga luftimet gjatė rrugės.
Pjesėmarrja nė Kuvend e delegatėve nga tė gjitha qytetet e Shqipėrisė, duke pėrfshirė edhe ato qė ndodheshin tė pushtuara nga ushtritė serbe, malazeze e greke, i dha atij karakterin e njė asambleje kombėtare mbarėshqiptare. Kjo ishte njėherazi shprehje e vendosmėrisė sė tė gjithė shqiptarėve pėr t’u bashkuar nė shtetin e vet kombėtar, nė tė cilin do tė pėrfshiheshin tė gjitha viset shqiptare.
Kuvendi zgjodhi si kryetar Ismail Qemalin, i cili foli pėr tė kaluarėn e Shqipėrisė nėn sundimin osman dhe pėr luftėrat e shqiptarėve pėr tė fituar tė drejtat e tyre. Ai vuri nė dukje se nė rrethanat e krijuara nga Lufta Ballkanike “e vetmja udhė shpėtimi ishte ndarja e Shqipėrisė nga Turqia”.
Propozimi i kryetarit u miratua njėzėri nga delegatėt, tė cilėt nėnshkruan dokumentin historik pėr Pavarėsinė e Shqipėrisė, ku thuhej: “... Shqipėria me sot tė bėhet mė vehte, e lirė e mosvarme”.
Pastaj u ngrit madhėrisht flamuri kombėtar i Shqipėrisė pėrpara mijėra njerėzve qė ishin mbledhur jashtė selisė sė Kuvendit e qė e pritėn kėtė ngjarje historike me brohoritje entuziaste, ndėrsa populli pėrshkonte duke kėnduar rrugėt e qytetit, oratorėt atdhetarė, si JaNi Minga, Murat Toptani etj., me fjalimet e zjarrta evokonin luftėrat e popullit shqiptar pėr liri.
Nga Kuvendi i Vlorės doli gjithashtu qeveria e pėrkohshme e kryesuar nga Ismail Qemali.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://albaone.catsboard.com/
LaNi
Moderator/e
Moderator/e
LaNi


Male
Numri i postimeve : 614
Age : 31
Vendodhja : tirane
Registration date : 11/08/2008

28 Nėntor 1912 Dita e Flamurit Empty
MesazhTitulli: Re: 28 Nėntor 1912 Dita e Flamurit   28 Nėntor 1912 Dita e Flamurit I_icon_minitimeMon Aug 11, 2008 11:36 pm

FJALĖT E ISMAIL QEMALIT, DITĖN E FLAMURIT

“Vėllezėr shqipėtarė, sa tė lumtur e ndjej veten sot qė shoh kėtu nė Vlorė kaq burra shqipėtarė tė mbledhur tok.... Plot me gas e me lot nė sy nga mallėngjimi pra po dal kėtu para jush qė t’ju gėzoj me sihariqin e madh se sot edhe kėtė minute kongresi ēpalli mėvetėsinė e Shqipėrisė tuke lajmėruar gjithė botėn mbarė pėr kėtė punė e tuke me ngarkuar mua kryesinė e qeverisė sė pėrkohėshme tė Shqipėrisė sė lirė. Porsi ėndrr’ mė duket ky ndryshim i madh i vendit tonė qė hoqi e voji tė zezat e ullirit, pesėqind vjet me radhė ndėnė sundimin turk por qė tani nė kohėt e fundit ishte gati tė jepte shpirtin pėrgjithnjė tė shuhej tė shfarosej krejtėsisht nga faqja e dheut. Kjo Shqipėri qė dikur shkėlqente nga trimėria e pashoqe e bijve tė saj: kjo Shqipėri, qė kur i kėrcėnonte rreziku Europės nga pushtuesit e Turqisė, ndėnė kryetrimin e pavdekur tė saj Skenderbejnė u bė porta e hekurtė kundra sulmeve mė tė tėrbuara tė Sulltanėve mė tė egėr qė ka pasur Turqia.
Mirpo, desh Zoti, qė me punėn, me trimėrinė guximin e pashoq tė shqiptarėve, sot e tutje tė marin fund mjerimet e vuajtjet e atdheut ton’ sepse kėtu e kėshtu, jemi tė lirė e tė pavarur e me vehte, prandaj: qeshni e gėzoni!
Pėr t’ia arritur kėsaj dite tė bardhė e ėe madhe na ka ndihmuar gjaku i dėshmorėve dhe puna e vlefshme e patriotėve t’anė...mirpo mbledhja si mė plak qė jam m’a ngarkoi mua ngritjen e shenjtė tė shenjės tonė Kombėtare, tė Flamurit tonė tė ėndėrruar e tė dashur (nxjerr flamurin, tė cilin e ka vendosur nė njė shtizė hekuri, natyrisht tė vogėl e tė pshehur nėn pallto dhe pasi e mba njė sekondė nė dorė e ngul nė shtyllat e ballkonit.) Amatorėt posa e shohin Flamurin thėrrasin me gėzim dhe me zė tė lartė: Rroftė Flamuri, Rroftė Shqipėria e Lirė. Ja pra ky ėshtė flamuri ynė i kuq e me shqiponjė dykrenare tė zezė nė mes dhe tani, tė gjithė bashkė si njė trup i tėrė dhe i pandarė le tė punojmė pėr ta mburruar, pėr ta pėrparuar e pėr ta qytetėruar si i ka hije atdhenė tonė tė lirė. Tuke pėrfunduar s’mė mbetet gjė, veēse t’i drejtoj njė lutje Zotit tė Madh qė, bashkė me bekimet e tij qė i lipij ta na japė pėr tė qenė tė denjė tė kėsaj dite, tė pranojė qė kėtej e tutje tė jem unė dishmori i parė i atdheut ashtu siē pata nderin dhe fatin qė tė jem i pari ta puth e ta bėj tė valėvitet i lirė, Flamuri ynė nė atdheun tonė tė lirė.
Rroftė Flamuri. Rrofte Shqipėria...”
KJO KA NDODHUR NĖ VLORĖ, 1912

Gjithēka sipas dorėshkrimeve tė bashkėkohėsit Dhimitėr Beratti. Kush ishte Njė reportazh i kohės nė ditėn e shpalljes sė pavarėsisė, sipas dorėshkrimeve tė Dhimitėr Beratit, bashkėkohės i Ismail Qemalit

“...28 Nenduer 1912!
Ditė vjeshte. Qielli i mbuluar me re tė rėnda plot shi. Tregėtoret janė mbyllur, festa duket ndė sytė e njerėzve tė mbledhur kėtu aty, tė gjithė bisedojnė rėndėsinė e ditės dhe tė mirat qė premton ngjarja e madhe e ēpalljes sė lirisė.
...Ėshtė caktuar ora tre e gjysėm, por tė dėrguarit e popullit nisen qė mė tre tė zėnė fronat radhuar rreth sofrės sė gjatė nė sallėn e jashtėme tė shtėpisė sė Xhemil beut.
Njeri pas tjetrit hyjnė shumė burra t’ardhur pėr kėtė ditė nga tė gjithe viset e tokės shqiptare, gegė e toskė, muhamedanė e tė krishterė, delegatė tė Kosovės e Ēamėrisė, tė bregut tė detit dhe tė Shkodrės jetike, tė Korēės sė bukur e tė Malėsisė sė Gjakovės. Tė gjitha krahinat janė pėrfaqėsuar.
Mė tre e tridhjete hapet mbledhja. Salla ėshtė plot. Nė krye tė sofrės rri Ismail Qemali. Kurrė nuk ėshtė dukur mė i ri. Fytyra e tij e ėmbėl, fiton me tė parė zemrat dhe nderimin e atyre qė qarkullojnė. Mjekra e bardhė si dėbora i stolis faqet plot shėndet. Syt’ e kulluar tradhėtojnė me shkėlqimin e tyre gėzimin e thellė qė ndjen zemra nė kėtė ēast tė madh pėr historinė e kombit. Afėr tij ėshtė Don Kacorri gjithmonė i buzėqeshur, me sytė e tij shumė tė lėvizshėm kėrkojnė miqtė ndėr tė gjitha kėndėt e sallės pėr t’u thėnė “n’jatjeta”. Aty pranė gjendet Luigj Gurakuqi i cili nė kėtė ēėshtje ėshtė me tė vėrtetė “dora e djathtė e plakut”. Midis tė tjerėve qė kanė emėr mė shumė a mė pak tė famshėm tėrheq vėrejtjen fytyra e Isa Boletinit. Nė fytyrė dhe nė shtat Isa begi pėrmbledh vetijat e shqiptarit dhe jo mė pak nė jetėn e tij shpirtėrore. Tė pamet luftari gjithmonė i vrenjtur, kurrė si qesh buza pa shaka tė rėndė. I gjatė dhe i hollė trupi ėshtė i lidhur me dej tė hekurt. Ndėgjon shumė dhe flet pak.....s’ngutet. Por askush nuk mund tė shikojė Isa begun pa vėnė re plakun qė rri mba tė anė tė sofrės. Ėshtė Babė Dude Karbunara, delegat i Beratit. Mjekra e tij e gjatė dhe e rrallė e tregon midis tė tjerėve si njė fytyrė tė huaj. Me njė shami tė kuqe i fshin fshehurazi lotėt qė rrjedhin kundėr vullnetit tė tij. Qysh tė mos qajė i mjeri plak? Zemra e tij s’mund ta pėrfshijė gjithė gėzimin e kėsaj dite. Njė jetė tė gjatė e priti kėtė ēast pėr tė cilin kish predikuar pa dishprim dhe tani e sheh me sy.
-Tė falem e zot! - thotė Babė Duda - pėr kėtė ditė tė lutesha tė ma zgjasje jetėn. Tani tė pashė mund tė mbyll sytė.
Kish kaluar ora tre e tridhjetė, kur u ngrit Ismail Qemali dhe ngadalė me kthjelltėsi tregoi qėllimet e mbledhjes. Pėrshkrimi i vuajtjeve tė shumta tė popullit shqiptar nėn zgjedhė, sajonin fjalėt e para tė kryetarit. “Populli shqiptar na zgjodhi dhe na dėrgoi nė kėtė mbledhje qė tė kėshillohemi pėr shpėtimin e atdheut, shpėtimi ėshtė njė i vetėm: Lirija. Prandaj duke u mbėshtetur mbi tė drejtat e shenjta dhe mbi dėshirėn dhe vullnetin e patundun tė gjithė popullit na pėrfaqėsonjėsit e tij e shpallim Shqipėrinė mbretėri mė vete, tė lirė e tė mosvarme. “ Njė “Rroftė Shqipėria” qė del prej kraharorėve i mbulon fjalėt e fundit t’Ismail Qemalit. Urimet pėrsėriten e mė s’marrin fund. Njė flamur u shfaq nė atė ēast nė mes tė odės. Njė tjetėr flamur i rrėfehet nė dritare popullit q’ishte mbledhur n’oborr tė shtėpisė. Gėzimi ishte i papėrshkruar nė fytyra. Shumė qanin... i tėrė qyteti kremton, tė gjithė shikojnė me shpresė kohėn e pastajme dhe telegrafi i lajmėron botės lindjen e njė shteti tė ri.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://albaone.catsboard.com/
LaNi
Moderator/e
Moderator/e
LaNi


Male
Numri i postimeve : 614
Age : 31
Vendodhja : tirane
Registration date : 11/08/2008

28 Nėntor 1912 Dita e Flamurit Empty
MesazhTitulli: Re: 28 Nėntor 1912 Dita e Flamurit   28 Nėntor 1912 Dita e Flamurit I_icon_minitimeMon Aug 11, 2008 11:36 pm

SHPALLJA E MĖVETĖSISĖ

Mė 28 Nėntor 1912, Ismail Qemali ngriti nė Vlorėn trime Flamurin lavdimadh tė Skėnderbeut, Flamuri i aq luftave, i aq gjaku tė derdhur, i aq rektimave dėshmorėsh, i aq vegimeve idealistėsh dhe i aq shpresave pėr nė t’ardhmen.

Abaz ERMENJI

Mė 5 Nėntor, Ismail Qemali merrte pjesė nė njė mbledhje qė mbajti kolonia shqiptare e Bukureshtit, e cila pėrpiqej tė bėnte diēka nė shėrbim t’atdheut. Si masa mė tė shpejta, mbledhja mendoi tė formohej njė komitet drejtonjės pėr tė marrė nė dorė qeverimin e Shqipėrisė, dhe tė dėrgohej njė komision n’Evropė pėr tė mprojtur pėrpara fuqivet tė mėdha “tė drejtat kombėtare e vendore tė popullit shqiptar”. Njė komitet ndihmės do tė formohej nė Bukuresht pėr tė bashkėrenditur vepėrimet e komitetevet tė tjerė brenda dhe jashtė Shqipėrisė.
Pas kėtyre vendimeve, Ismail Qemali u nis pėr n’Austri bashkė me Luigj Gurakuqin, Pandeli Calen dhe Dom Nikollė Kaēorrin, tė cilėt do t’a prisnin nė Trieshtė, ndėrsa ai vetė shkoi nė Vienė. Qė nė pjekjet e para me diplomatėt austriakė, Ismail Qemali u sigurua se Shqipėria do tė pėrkrahej. Ai ēfaqi mendimin se do tė mblidhte nė Vlorė njė kuvend kombėtar, i cili do tė vendoste mbi formėn e qeverimit tė Shqipėrisė dhe do t’iu drejtonte fuqivet tė mėdha njė memorandum me kėrkesat e popullit shqiptar. Nė Vienė, Ismail Qemali u takua edhe me ambasadorėt e Anglisė e t’Italisė, tė cilėve iu ēfaqi pikėpamjet e tija nė lidhje me Shqipėrinė, iu kėrkoi pėrkrahjen e qeverivet tė tyre dhe iu tregoi se populli shqiptar ishte i vendosur t’a mpronte tėrėsinė e atdheut gjer nė pikėn e fundit tė gjakut. Nė fillim, Ismail Qemali nuk ishte akoma i qartė nėse Shqipėria do tė bėhej shtet autonom apo i pavarur. Por pas takimit qė pati nė Budapest me Berchtold-in, ministrin e Punėve tė Jashtėme t’Austro-Hungarisė, mendimet u sqaruan mė mirė: Turqia ishte thyer e shkatėrruar, fjala “autonomi” s’kishte mė kuptim, prandaj Shqipėria do tė shpallej e pavarur.
Mė 17 Nėntor, Ismail Qemali dėrgoi telegram nė Vlorė se pėr sė shpejti do t’arrinte nė Durrės, prandaj duhej thirrur sa mė parė kuvendi kombėtar. Tė nesėrmen u lajmėruan telegrafisht qytetet e Shqipėrisė qė tė dėrgonin pėrfaqėsonjėsit e tyre nė Vlorė. Lėvizja pėr njė mbledhje tė krerėvet shqiptarė kishte nisur pėrpara kėsaj date. Disa pėrfaqėsonjės prej Kosove dhe krahinash tė tjera kishin ardhur nė Tiranė.
Qarkullimi nė Shqipėri nuk ishte edhe aq i lehtė. Grekėt kishin zbritur nė Himarė, mė 19 Nėntor, dhe flota e tyre ndodhej pėrpara Vlorės. Serbėt kishin shkelur Mirditėn, Matin dhe, mė 18 Nėntor, arritėn nė Lesh. Qė kėtej, njė pjesė t’ushtėrisė ia drejtuan Shkodrės, pėr t’iu ndihur Malazezvet, dhe pjesėn tjetėr Durrėsit. Kurse armata serbe qė luftonte nė Maqedoni, pasi pushtoi Manastirin mė 18 Nėntor, e nisi njė pjesė tė forcavet nga ana e Ohrit drejt Shqipėrisė sė Mesme. Jo vetėm ushtėritė armike, po edhe autoritetet turke qė kishin mbetur nėpėr qytetet e Shqipėrisė sė pashkelur i pengonin shqiptarėt atje ku mundnin.
Ismail Qemali u nis nga Trieshta me shokėt e vet mė 19 Nėntor dhe mė 21 arriti nė Durrės, mbasi Vlora ishte blokuar prej flotės greke. Mendimi i parė i tij ishte qė t’a shpallte pavarėsinė e Shqipėrisė nė Durrės. Por aty gjeti pengime jo vetėm nga ana e autoritetevet turke, po edhe nga dhespoti grek i Durrėsit, Jakovos, i cili “nuk njihte as nuk nderonte tjetėr flamur pėrveē atij tė Turqisė”. Kjo tregon se nė ē’gjendje ishte kombi i ynė atėhere, kur njė Grek i djallėzuar e bark-vozė kumandonte Shqiptarėt orthodoks tė Durrėsit.
Bashkė me delegatėt e Shqipėrisė sė Mesme dhe ata pakė qė pėrfaqėsonin Kosovėn, Ismail Qemali u nis pėr nė Vlorė ku arriti mė 26 tė Nėntorit. Pritja qė i bėri qyteti i vendlindjes ishte njė enthusiazėm i zjarrtė. Siē thotė ai vetė nė Kujtimet e tija, “Njė zjarr i shėnjtė atdhetarie kishte pushtuar qytetin e vendlindjes sime dhe populli mė ēdo anė na pėrshėndeste me enthusiazėm e gėzim”.
Ndonėse nuk kishin arritur akoma tė gjithė pėrfaqėsonjėsit e vendeve tė ndryshme (disa erdhėn pas shpalljes sė pavarėsisė), kohėt nuk prisnin, ushtėria serbe po iu qasej Durrėsit dhe Elbasanit. Prandaj Kuvendi Kombėtar u hap mė 28 Nėntor me ata delegatė qė ndodhėshin, gjithėsejt tridhjeteshtatė, nėn kryesinė e Ismail Qemalit. Ky foli shkurtazi mbi tė kaluarėn e Shqipėrisė, mbi gjendjen dhe rrethanat e ēastit, tregoi se Shqiptarėt kishin marrė pjesė nė kėtė luftė jo si ushtarė tė Turqisė, por si zotėr tė vendit dhe pėr tė mprojtur vetvehten. Tani s’kishte mbetur tjetėr udhė shpėtimi veēse ndarja e Shqipėrisė nga Turqia. Dhe propozoi qė tė shpallej pavarėsia kombėtare, tė formohej njė qeveri e pėrkohshme, tė zgjidhej njė pleqėsi (senat) pėr tė ndihmuar e mbikqyrur qeverinė, tė dėrgohej njė komision n’Evropė pėr tė mprojtur tė drejtat e Shqipėrisė pėrpara fuqivet tė mėdha.
Kėto propozime u pranuan me njė zė nga Kuvendi. Qeveria e pėrkohshme u formua nėn kryesinė e Ismail Qemalit. Pastaj u zgjodh njė pleqėsi prej tetėmbėdhjetė vetash. Si nė qeveri ashtu edhe nė pleqėsi u shikua me kujdes qė tė bėnin pjesė atdhetarė prej tė tri fevet dhe nga e tėrė Shqipėria.
Vendimi i shpalljes sė Pavarėsisė pėrmblidhej nė pak rreshta: “Pas fjalėvet qė tha Z. Kryetari Ismail Kemal Beu, me tė cilat tregoi rrezikun e math nė tė cilin ndodhet sot Shqipėria, tė gjithė delegatėt me njė zā venduan qė Shqipėria me sot tė bāhet nė vehte, e lirė e e mosvarme”.
Menjėherė pas nėnshkrimit tė kėsaj shpalljeje, mė 28 Nėntor 1912, Ismail Qemali ngriti nė Vlorėn trime Flamurin lavdimadh tė Skėnderbeut, Flamuri i aq luftave, i aq gjaku tė derdhur, i aq rektimave dėshmorėsh, i aq vegimeve idealistėsh dhe i aq shpresave pėr nė t’ardhmen.

(Marrė nga ”Historia e Skėnderbeut”. Titulli i redaksisė)
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://albaone.catsboard.com/
LaNi
Moderator/e
Moderator/e
LaNi


Male
Numri i postimeve : 614
Age : 31
Vendodhja : tirane
Registration date : 11/08/2008

28 Nėntor 1912 Dita e Flamurit Empty
MesazhTitulli: Re: 28 Nėntor 1912 Dita e Flamurit   28 Nėntor 1912 Dita e Flamurit I_icon_minitimeMon Aug 11, 2008 11:36 pm

SI TRASHĖGIM JU LĖ NJĖ ATDHE

Sipas kujtimeve tė Rexhep Mitrovicės, Ismail Qemali, para se t’i mbyllte sytė pėrjetė, hodhi njė vėshtrim faqeve tė pėrlotura tė farefisit qė e kishin rrethuar dhe pėrtypi kėto pak fjalė: “Si trashėgim vėrte’ nuk po ju la asgjė, por ngushėllohuni se ju lashė njė atdhe.”

28 NANDOR 1912

Ēetat e patriotve e kuptuen randėsin historike tė iniciativės sė Ismail Qemalit dhe u nisėn me grupin e krenve nacionalistė pėr nė Vlonė. Atje kishin mėrrijtė 83 delegatė nga tė gjitha krahinat
shqiptare tue kapėreye vėshtirsi tė shumta nga shkaku i luftės qi zjente nė tė katėr anėt. Nė mes tė nji entuziasmi tė papėrshkrueshėm Ismail Qemali ngriti nė balkonin e Bashkis flamurin e Skėnderbeut
qi kishte qendisė me dorėn e vet nji zonjė shqiptare. Dokumenti i shpalljes sė pamvarėsis, qė u botue ma vonė nga Lef Nosi, asht nji pasqyrė patetike e gradės sė shvillimit politik dhe kulturor tė
Shqiptarve nė at kohė. Teksti shqip pėrbahet vetėm prej katėr rreshtave dhe asht formulue kėsisoj: “Pas fjalėvet qė tha Z. Kryetari Ismail Kemal Beu, me tė cilat tregoi rrezikun e math nė tė cilin ndodhet sot Shqipėria, tė gj’ith delegatet me nji za venduan qė Shqipria me sot tė bahet mė
vehte, e lirė e e mosvarme.”
Mandej vijnė dy rreshta tė shkruejtun me alfabetin e turkishtjes sė vjetėr. Ma nė fund, nėnshkrimet e delegatve, ose tė atyne qi dijshin me shkruejtė shqip. Bile duket se njani e ka vue firmėn me germa turqishte. Gjithashtu edhe data e dokumentit asht karakteristike e kohės kur asht hartue mbasi pėrbahet nga dy shifra: 1912 tė kalendarit gregorian dhe 1328 tė kalendarit arab.
Plot 445 vjet mbas shkeljes sė Shqipnis nga ordhit otomane u formue e para qeveri e Shqipnis sė pamvarun me Ismali Qemalin si kryetari, Nikoll Kaēorrin si Nėnkryetar dhe kta ministra: Myfit
Libohova, i Punve tė Jashtme; Mehmet Pashė Derralla, i Luftės; Petėr Poga, i Drejtėsis; Luigj Gurakuqi, i Arėsimit; Abdi Toptani i Financave; Pandeli Cale i Bujqėsis; Lef Nosi i Post Telegrafeve.
Kongresi zggjodhi nji Senat prej 18 vetėsh si hap i parė drejt krijimit tė nji regjimi demokratik. Por ma sė pari duhej sigurue njohja e shtetit tė ri nga ana e fuqive europiane dhe pėrkrahja e tyne nė nji kohė kur tokat shqiptare po invadoheshin pėllambė mbas pėllambe nga ushtėrit e hueja. Qeverija kombėtare i njoftoi me telegram fuqive tė mėdha se kombi shqiptar kishte marrė ma nė fund fatin e tij nė dorė dhe kėrkonte me u njoftė si shtet i pamvarun dhe neutral. Ndėrkaq, rreziku i invazionit ishte tek dera dhe duheshin mobilizue tė gjitha fuqit pėr tė ndalė hovin i ushtėrive qi po pėrparonin nga tre drejtime.

(Shkėputur nga “Historia e Shqipnis” e Z. Tajar Zavalani)
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://albaone.catsboard.com/
LaNi
Moderator/e
Moderator/e
LaNi


Male
Numri i postimeve : 614
Age : 31
Vendodhja : tirane
Registration date : 11/08/2008

28 Nėntor 1912 Dita e Flamurit Empty
MesazhTitulli: Re: 28 Nėntor 1912 Dita e Flamurit   28 Nėntor 1912 Dita e Flamurit I_icon_minitimeMon Aug 11, 2008 11:37 pm

LINDJA HISTORIKE E SHTETIT SHQIPTAR

Nė 1878-ėn nisi tė marrė ndėrgjegje njė Komb dhe nė 1912-ėn lindi njė Shtet.
Po ėndrrės sė idealistėve shqiptarė nuk i pėrgjigjesh edhe realiteti i gjendjes sė pėrgjithshme shqiptare. Nė 28 Nėntor tė vitit 1912 arritėm pa ndėrgjegje kombėtare nė popull, pa ide shtetėrore, pa pėrgatitje politike, pa shkolla, pa urdhėra, pa qetėsi, pa tė holla, pa asgjė prej gjėje, pėrveēse me idealizmėn heroike tė asaj pakice qė solli atė ditė.

Vangjel KOĒA

(…) Shekulli XV zbuloi Njerinė. Shekulli XIX zbuloi Kombin. Napoleoni III e quajti “Shekulli i Nacionalizmės”. Kombe tė tjera tė vjetėra e tė shuara nga faqja e dheut kishin zėnė tė zgjoheshin dhe tė kėrkonin tė drejta ekzistence indipendente edhe t’i fitonin me gjak. Po Shqiptari flinte akoma gjumin e rėndė tė shekujve. U desh gjėmimi i topave ruse nė portėrat e Stambollit, traktati i Shėn-Stefanit dhe traktati i Berlinit, qė tė zgjohesh edhe nė Shqiptari dhe tė hynte mė nė fund edhe ai nė skenėn e nacionalizmės.
Nacionalizma shqiptare e ka fillin nė Lidhjen e Prizrenit. Gjer atėherė lėvizjet e vėrteta nacionaliste qenė fare sporadike dhe tė vetmuara. Mund t’i gjejmė nė ėndėrrimet poetike tė De Radės nė Itali edhe nė pėrpjekjet gjuhėsore tė Naum Veqilharxhit e tė Konstandin Kristoforidhit nė Shqipėri. Lėvizjet e gjeratėhershe shqiptare kundėr Turkut – pas epopesė kastriote - duhet t’i shikojmė mė tepėr me syzat e materializmės historike. Ėshtė e vėrtetė se Shqiptari quante Turkun “Dudum”, “Manof”, “Anadollak” etj., po kjo pėrbuzje e thellė buronte vetėm nga mėri raciale, e cila nuk ngjitesh kurrė gjer nė lartėsinė e idesė kombėtare, sepse kjo mungonte krejt. As pėrpjekjet e Ali Pashės nė JaNinė dhe tė Bushatlinjve nė Shkodėr nuk kanė patur ndonjė karakter shqiptar, por kanė qenė tė frymėzuara nga ambicje vetjake megalomanie dhe pasurimi.
Me njė fjalė, gjer nė 1878-ėn Shqiptari s’ka patur ndėrgjegje kombėtare. Pėrēarja fetare, dėmi mė i madh qė Turku i bėri Shqiptarit, sepse muslimanin e bėri ushtar, mercenar dhe “memur” tė Turkut, edhe tė krishterin ortodoks e hodhi nė gjirin e idesė sė madhe tė Grekut. Se si lindi, pra Lidhja e Prizrenit nė mes tė njė gjendjeje tė tillė, ėshtė njė temė qė nuk ėshtė studjuar akoma, po qė duhet studjuar me njė objektivizėm historik. Sidokudo, fakti ėshtė se Lidhja e Prizrenit i dha rast Shqiptarit qė tė zgjohet, tė marrė ndėrgjegje tė kombėsisė sė tij, tė pėrpiqet tani pėr njė ideal kombėtar.
Rilindja Kombėtare Shqiptare, qė nis nga Lidhja e Prizrenit e tėhu, ėshtė njė kėngė epike madhėshtore, qė pret akoma kėngėtarin e saj tė inspiruar. Idealizma patriotike shqiptare trupėzohet nė njė pakicė tė zgjedhur dhe heroike, gjė e cila vihet re edhe nė historinė e pėrpjekjeve ēlirimtare tė kombeve tė tjera. Nė mes tė indiferencės sė popullit pa ideal dhe nė mes tė kaq pengimeve tė mėdha tė ēdo natyre tė krijuara nga robėria dėrrmuese e pesė shekujve, kjo pakicė mundi edhe me ndihmėn qė i jepte pa dashur antagonizma politiko-ekonomike e Shteteve tė Mėdha tė interesuara, ta kurorėzojė veprėn e saj tė ndritur me ngritjen e Flamurit nė Vlorė ditėn e 28 Nėntor tė vitit 1912. Nė 1878-ėn nisi tė marrė ndėrgjegje njė Komb dhe nė 1912-ėn lindi njė Shtet.
Po ėndrrės sė idealistėve shqiptarė nuk i pėrgjigjesh edhe realiteti i gjendjes sė pėrgjithshme shqiptare. Nė 28 Nėntor tė vitit 1912 arritėm pa ndėrgjegje kombėtare nė popull, pa ide shtetėrore, pa pėrgatitje politike, pa shkolla, pa urdhėra, pa qetėsi, pa tė holla, pa asgjė prej gjėje, pėrveēse me idealizmėn heroike tė asaj pakice qė solli atė ditė.
Njė historian i madh anglez, Macaulery, ka shkruar: “As ndonjė popull nuk del nga gjendja e veēimit dhe e skllavėrisė i edukuar nė disiplinė dhe i pjekur pėr jetė politike, sepse kurrė nėn sundimin e huaj nuk kuptohet zhvillimi i lirisė. Sikurse foshnja nuk mėsohet qė nė djep tė ecė, ashtu edhe njeriu nė errėsisė nuk mundet tė kuptojė dhe tė shquajė ngjyrat”.
Pastaj nė shekullin XIX mbretėronte njė formulė filozofike pas sė cilės “njė popull, qė nuk ndjen lirinė shpirtėrore, nuk mund tė ndejė dot lirinė politike”.
Natyrisht Shqiptari nuk mund tė pėrbėnte pėrjashtim ndaj ligjeve tė paluajtshme e tė rrepta tė historisė!
…Natyrisht njė gjendje e tillė s’mund tė jepte pemė tė mira. Qė nga Qeveria e parė e Ismail Qemalit e tėhu shohim tė pėlcasion pasionet, ambiciet, individualizma, me njė fjalė: tė metat shqiptare. Nė pėlhurėn e bardhė tragjike shqiptare do tė shohim tė shpėrdridhet me shpejtėsinė e filmit njė Vid, njė Esad Pasha, njė Haxhi Qamil. Mbi kėta, ja edhe lufta e madhe, e cila na solli zaptimet e huaja. Kėto zaptime i suallėn vendit tė kėqia dhe dėme tė mėdha, po na bėnė edhe nja dy tė mira: i prunė vendit fillin e qytetėrimit mekanik nė anėn e komunikatave dhe e shtruan pak Shqiptarin e edukuar nė shkollėn anarkiste tė sundimit tė shkallmuar tė Turkut. Nė mbarimin e luftės sė madhe, merr fund edhe kjo intermezzo tragjike shqiptare. Pėrfundimi? Shteti Shqiptar e nisi jetėn formalisht nė 1912 dhe de facto nė 1920. Tetė vjet tė tėra tė humbura, tė cilat duhet tė zbriten nga mosha jonė shtetėrore.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://albaone.catsboard.com/
Sponsored content





28 Nėntor 1912 Dita e Flamurit Empty
MesazhTitulli: Re: 28 Nėntor 1912 Dita e Flamurit   28 Nėntor 1912 Dita e Flamurit I_icon_minitime

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
28 Nėntor 1912 Dita e Flamurit
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Origjina e flamurit kombetar

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbaOne :: Tema Shoqerore (te ndryshme) :: Historia :: Historia Shqipetare-
Kėrce tek: