AlbaOne
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumPortaliGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 KU MBETI FLAMURI I VLORĖS?

Shko poshtė 
2 posters
AutoriMesazh
LaNi
Moderator/e
Moderator/e
LaNi


Male
Numri i postimeve : 614
Age : 31
Vendodhja : tirane
Registration date : 11/08/2008

KU MBETI FLAMURI I VLORĖS? Empty
MesazhTitulli: KU MBETI FLAMURI I VLORĖS?   KU MBETI FLAMURI I VLORĖS? I_icon_minitimeMon Aug 11, 2008 11:39 pm

KU MBETI FLAMURI I VLORĖS?



Pėr shumė vite me radhė ka dominuar versioni zyrtar,se flamuri qė Ismail Qemali ngriti mė 28 Nėntor 1912 nė Vlorė,u qėndis nga korēarja Marigo Pozio,qė jetonte nė atė kohė nė Vlorė dhe ajo e qėndisi atė brenda natės. Por,ky version i shndėrruar nė mit nuk i kėnaqi tė gjitha interpretimet qė bėhen kohėve tė fundit.

Njė version tjetėr qė del nga kujtimet e pjesėmarrėsve tė Kuvendit tė Vlorės,vė nė pah se,flamuri qė Ismail Qemaili ka ngritur nė Vlorė,ėshtė po ai qė zbukuronte podiumin e Hotelit-„Kontinental“nė Bukuresht,nė mbrėmjen e 5 nėntorit 1912.Takimi i Ismail Qemaili me komunitetin shqiptar tė Bukureshtit,realisht vendosi shpalljen e Pavarėsisė sė Shqipėrisė,qė do tė jetėsohet 23 ditė mė vonė nė Vlorė.Tė gjitha burimet rezultojnė se flamuri u mor nga Spiridon Ilo dhe gjatė gjithė udhėtimit me shpurėn e Ismail Qemailit,e ka mbajtur me vet nė gji.Meqė z.Ilo ishte djali i tezes sė Marigo Pozios,natėn e 27 nėntorit,ka fjeturr nė shtėpinė e saj nė Vlorė dhe sipas dėshmive,znj.Pozio ka qėndisur brenda natės vetėm theket e flamurit.Sipas kujtimeve tė Vangjo Ilos(djalit tė Spiridon Ilos)flamuri qė e ka sjellur i ati nga Bukureshti nė Vlorė ishte i stampuar e jo i qėndisur dhe ka pas pėrmasėn 80 cm me 1 metėr.Ky flamur nuk ishte i qėndisur mė fije ari siē ėshtė pohuar deri mė tani,por ka pasur thekė tė verdhė,tė cilat siē u tha mė lartė, i ka qėndisur Marigo Pozio.

Ekziston edhe njė version tjetėr qė lidhet me emrin e Marigo Pozios. Nė njė shkrim tė gazetės“Dielli“qė botohet nė SHBA,thuhet se flamurin e ngritur nė Vlorė e kishin sjellur mėrgimtarėt shqiptarė nga Amerika nė Korfuz,pėr kėtė qėllim.Meqenėse Marigo Pozio(grua e njė tregėtari vlonjat),ato ditė ndodhej nė Korfuz,nė pamundėsi qė ta fuste njė mashkull flamurin nė Shqipėri(pėr shkak tė pengesave tė mėdha doganore),kėtė e bėri Marigo Pozio,e cila e mbėshtolli brenda veshjeve tė sipėrme dhe e solli nė Vlorė.

Eqrem bej Vlora thotė se flamuri qė u ngrit nė Vlorė,nė vitin 1914
u dogj nga grekėt nė Delvinė!.

Ndėrkaq,pėrveē kėtyre versioneve,Eqrem bej Vlora(kusheri i Ismail Qemalit), nė kujtimet e tij,thotė se-flamuri qė u ngrit mė 28 Nėntor 1912 nė Vlorė,ishtė njė flamur qė e mbaja nė shtėpi si kujtim,tė dhuruar solemnisht mė 1909 nga njė pinjoll i familjes Kastrioti(don Aladro Kastrioti)me banim nė Paris.Dhe kėtė pohim tė Eqrem bej Vlorės e vėrtetojnė plotėsisht disa dokumente(letėrkėmbime) qė janė gjetur nė maj 2004 nė arkivat e ministrisė sė jashtme tė Shqipėrisė.

1.Nė dokumentin e parė thuhet se nė vitin 1930 qeveria shqiptare ka marrė njė vendim tė rėndėsishėm qė flamurin e ngritur nė Vlorė ta kthente nė njė material muzeal dhe pėr kėtė qėllim,prefekturės sė Vlorės i drejtohet me njė letėr zyrtare,ku i kėrkohej ta gjej flamurin dhe ta sjellin nė Tiranė pėr ta vendosur nė muzeun kombėtar.Nė vitin 1930 pothuaj se tė gjithė protagonistėt ishin gjallė pėrfshirė kėtu edhe Marigo Pozion.

2.Ndėrkohė Prefektura e Vlorės i dėrgon njė letėr zyrtare ministrisė sė brendshme tė Shqipėrisė(asokohe ministėr ishte Musa juka) nė tė cilėn sqaron se flamuri,qė Ismail Qamaili e ka ngritur nė Vlorė ishte pronė private e Eqrem bej Vlorės,ashtu siē thotė edhe vet Eqrem bej Vlora nė kujtimet e tij.Sė kėndejmi kjo perfekturė kėrkonė nga ministria qė t“i drejtohet zyrtarisht Eqrem bej Vlorės,i cili asokohe ishte zyrtarė i qeverisė shqiptare(mbretėrisė zogiste) nė Athinė.

3.Zoti Rauf Fico,ministėr i jashtėm i Shqipėrisė pėrmes njė letre dėrguar z.Eqrem bej Vlorės nė Athinė,kėrkon qė ta dorėzon flamurin pėr ta vendosur nė muzeun kombėtar.

4.Ndėrkohė z.Eqrem bej Vlora nė letėr-pėrgjigjen e tij prej 3 faqesh,pasi e falėnderon ministrinė e jashtme qė mė nė fund ėshtė kujtuar pėr ta kthyer flamurin e ngritur nė Vlorė,nė material muzeal,me keqardhje thotė,se ai flamur nuk ekziston mė!Nė vijim ai shpjegon se ky flamur,pas pėrfundimit tė Kuvendit tė Vlorės,u rikthye nė shtėpinė e tij dhe ka vazhduar ta mbajė atė si tė shenjtė.Mirėpo nė vitin 1914 kur nė Vlorė hynė forcat rebele tė Shqipėrisė sė Mesme,nga frika se do ta gjenin flamurin(sepse shtėpitė e bejlerėve shqiptar qė kishin orientime perėndimore u dogjėn tėrėsisht),zonja Delvina-njė grua patriote qė kishte qėndruar nė shtėpinė e tij,gjatė largimit nga Vlora e merr edhe flamurin me vete nė Delvinė.

Znj.Delvina kėtė flamur e ruan me kujdes(si tė shejt) sė bashku me sendet e saja pesonale. Asokohe, ndonėse nė jug tė Shqipėrisė krijohet qeveria„vorio-epirote“qė luftonte pėr bashkimin e kėsaj pjese shqiptare me Greqinė,familja e znj.Delvina duke qenė nė fokus pėr t“u persekutuar,detyrohet tė largohet pėr nė Korfuz,dhe lėnė gjithēka kishin nė shtėpinė e tyre.Pas njė kohe,shtėpia plaēkitet nga forcat“vorio-epirote“dhe digjet me tė gjitha gjėsendet sė bashku me flamurin.Pra,sipas kėtyre dokumenteve qė gjinden nė arkivin e ministrisė sė jashtme tė Shqipėrisė,duket se janė demantuar tė gjitha versionet qė kanė tė bėjnė mė flamurin,qė ėshtė ngritur mė 28 Nėntor 1912 nė Vlorė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://albaone.catsboard.com/
Davidon
V.I.P i forumit
V.I.P i forumit
Davidon


Male
Numri i postimeve : 1846
Age : 31
Vendodhja : STRUGE
Registration date : 11/08/2008

KU MBETI FLAMURI I VLORĖS? Empty
MesazhTitulli: Re: KU MBETI FLAMURI I VLORĖS?   KU MBETI FLAMURI I VLORĖS? I_icon_minitimeWed Aug 13, 2008 1:18 am

shum keq qe lujn me qesi sene,qe jan te shejta per ni popull...

...ministria e kultures ne Shqiperi nime duhen me bo ma shum per qeto sene...

..edhe shpaten e skenderbeut bashk me at kacigen duhen mi kthy ne Shqiperi....

...edhe shum gjurm tjera te vjetra si ato ilirie si ato me te reja te gjitha duhet kthehen aty ku takojn...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://albaone.catsboard.com/
 
KU MBETI FLAMURI I VLORĖS?
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbaOne :: Tema Shoqerore (te ndryshme) :: Historia :: Historia Shqipetare-
Kėrce tek: