AlbaOne
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumPortaliGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Hasan Prishtina(1873 - 1933)

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Davidon
V.I.P i forumit
V.I.P i forumit
Davidon


Male
Numri i postimeve : 1846
Age : 31
Vendodhja : STRUGE
Registration date : 11/08/2008

Hasan Prishtina(1873 - 1933) Empty
MesazhTitulli: Hasan Prishtina(1873 - 1933)   Hasan Prishtina(1873 - 1933) I_icon_minitimeThu Aug 14, 2008 12:23 am

Hasan Prishtina(1873 - 1933)

Patriot e demokrat revolucionar i
shquar qė luftoi pėr lirinė e pavarėsinė e Atdheut, pėr demokratizimin
e jetės sė vendit, pėr ēlirimin e Kosovės nga zgjedha serbomadhe dhe
bashkimin e saj me shtetin shqiptar. Lindi nė Vushtrri nė njė familje
patriote. Studimet e larta i kreu nė Stamboll pėr shkencat
politiko-juridike. Nė vitet 1908-1912 u zgjodh tri herė deputet nė
parlamentin osman, tė cilin e pėrdori si tribunė pėr mbrojtjen e tė
drejtave kombėtare tė shqiptarėve.

Nė fillim tė vitit 1912 sė
bashku me Ismail Qemalin ishte ndėr nismėtarėt pėr organizimin e
Kryengritjes sė Pėrgjithshme tė Armatosur nė Shqipėri ku u shqua si
udhėheqėsi kryesor. Nė vitin 1913 u ngarkua me detyrėn e ministrit nė
qeverinė kombėtare tė Vlorės. Me themelimin e komitetit "Mbrojtja
Kombėtare e Kosovės" u zgjodh anėtar i tij, ndėrsa nė dhjetor tė vitit
1919 komiteti e ngarkoi si kryetar tė delegacionit tė tij nė
Konferencėn e Paqes nė Paris ku do tė kėrkonte bashkimin me shtetin
kombėtar shqiptar tė Kosovės e tė viseve tė tjera shqiptare nė
Jugosllavi.

Mori pjesė aktive nė pėrgatitjen dhe organizimin e
Kongresit tė Lushnjės 1920 dhe nė prill tė vitit 1921 u zgjodh deputet
i Dibrės nė parlamentin shqiptar. Nė dhjetor tė vitit 1921 kryesoi njė
ndėr qeveritė mė demokratike tė vendit. Hasan Prishtina ishte njė nga
drejtuesit e organizatorėt kryesorė tė lėvizjes antizogiste tė
shkurt-marsit 1922. Gjatė viteve 1922 dhe 1923 u shqua si kundėrshtar i
vendosur i reaksionit tė brendshėm. Shquhet si luftėtar pėr mbrojtjen e
"Zonės neutrale" tė Junikut nga forcat serbe dhe ato zogiste, si
udhėheqės i lėvizjes nacionalēlirimtare dhe i ēetave kryengritėse nė
Kosovė kundėr sundimit serb. Hasan Prishtina mori pjesė aktive nė
pėrgatitjen e Revolucionit Demokratiko-borgjez tė Qershorit tė vitit
1924 , luftoi pėr vėnien nė jetė tė programit tė qeverisė demokratike
tė dalė nga ky revolucion. Nė shtator tė vitit 1924 nė krye tė njė
delegacioni nė emėr tė komitetit "Mbrojtja Kombėtare e Kosovės" shkoi
nė Lidhjen e Kombeve nė Gjenevė ku protestoi kundėr barbarizmave mbi
popullsinė shqiptare tė qarqeve shoviniste serbe nė Kosovė.

Pas
dėshtimit tė revolucionit tė 1924-ės u largua jashtė Atdheut. Gjatė
tėrė kohės nė mėrgim (1925-1933) qėndroi nė krahun mė tė pėrparuar tė
Lėvizjes Kombėtare Shqiptare. E vazhdoi luftėn kundėr regjimeve
diktatoriale e monarkofashiste, kundėr tiranisė zogiste nė Shqipėri dhe
zgjedhės shoviniste serbomadhe nė Kosovė. Nėn drejtimin e tij, u
themelua "Komiteti i Ēlirimit tė Kosovės" i cili veproi jashtė vendit
krahas Komitetit tė Ēlirimit Nacional. Hasan Prishtina luftėn
ēlirimtare nė Kosovė u pėrpoq ta lidhė e ta bashkėrendojė me luftėn e
popujve tė shtypur ballkanikė. Disa herė u bė nismėtar i bashkėpunimit
me pėrfaqėsuesit dhe organizatat nacionalēlirimtare tė Maqedonisė, tė
Bosnjės, tė Kroacisė e tė tjerė qė vuanin nėn zgjedhėn e regjimeve
shoviniste tė huaja. Hasan Prishtina kėrkonte respektimin e tė drejtave
kombėtare tė tė gjithė popujve ballkanikė gjė qė do tė arrihej sipas
tij me krijimin e shteteve kombėtare nė bazė tė parimit tė
vetėvendosjes, duke pėrjashtuar ēdo formė tė hegjemonisė sė njėrit ndaj
tjetrit. Katėr herė armiqtė organizuan kundėr tij atentate me armė. Dy
herė e burgosėn pushtuesit serbė e bullgarė. Gjashtė herė e dėnuan me
vdekje xhonturqit, feudali e vegla e Serbisė Esat Toptani, qarqet
shoviniste serbomadhe dhe tri herė qeveria e Ahmet Zogut. Mė 14 gusht
1933 u vra nė Selanik me atentat nga agjentėt e Ahmet Zogut nė
bashkėpunim me qeverinė jugosllave. Hasan Prishtina ka lėnė njė varg
artikujsh si edhe kujtimet e tij pėr kryengritjen antiosmane tė 1912 qė
kanė vlerė pėr historinė e lėvizjes sonė kombėtare e demokratike. Nė
vitin 1977 eshtrat e tij u sollėn nga Selaniku nė Shqipėri.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://albaone.catsboard.com/
 
Hasan Prishtina(1873 - 1933)
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbaOne :: Tema Shoqerore (te ndryshme) :: Historia :: Historia Shqipetare-
Kėrce tek: