AlbaOne
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumPortaliGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Mbretėria Dardanė

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Davidon
V.I.P i forumit
V.I.P i forumit
Davidon


Male
Numri i postimeve : 1846
Age : 31
Vendodhja : STRUGE
Registration date : 11/08/2008

Mbretėria Dardanė Empty
MesazhTitulli: Mbretėria Dardanė   Mbretėria Dardanė I_icon_minitimeTue Aug 26, 2008 8:55 pm

Mbretėria Dardanė



1. Krijimi i Mbretėrisė Dardane

Nė shek.IV p.K. u krijua Mbretėria Dardane, e cila shtrihej nė territorin e Kosovės sė sotme e tė krahinave tė tjera pėrreth. Kufijtė e saj shkonin nė veri deri t qyteti i Nishit, kurse nė jug deri nė Kukės dhe nė rrjedhėn e sipėrme tė Vardarit. Mbreti i parė dardan qė njohim, ėshtė Longari. Pas tij erdhėn mbretėrit Bato dhe Monun. Rolin kryesor nė mbretėri e luajti fisi dardanėve. Nė kėtė mbretėri bėnin pjesė edhe fise tė tjera, ndėr tė cilat njohin galabrėt dhe thunatėt. Dardania ishte e njohur nė botėn e lashtė pėr tokat e saj tė gjera e pjellore, pėr punimin e arit dhe pėr pėrpunimin e produkteve blegtore. I Njohur ka qenė veēanėrisht djathi dardan. Shoqėria ilire e dardanėve mbėshtetej nė sistemin sklavvopronar. Shkrimtarėt antikė tregojnė se dardanėt kishin kaq shumė skllevėr, sa vetėm njėri prej tyre mund tė kishte deri nė 1000 veta e ndoshta edhe mė shumė. Secili nga kėta skllevėr punonte tokėn. Nė kohė lufte sklleverit merrnin pjesė nė ushtri, duke pasur si prijės pronarin e tyre. Mbretėria Dardane kishte krijuar njė ushtri tė fuqishme dhe tė organizuar shumė mirė. Veēori e luftėtarėve dardanė ishte se ata hidheshin tė gjtihė sė bashku nė sulm dhe po kėshtu sė bashku tėrhiqėshin me radhė tė shtrėnguara, duke mos lėnė nė sheshin e luftės as tė plgosurit e tyre. Forca e kėsaj ushtrie u tregua sidomos nė shek.III p.K., kur dardanėt qenė nė gjendje tė mbroheshin nga dynjet e fuqishme tė keltėve, tė cilėt zbritėn nga Evropa Qendrore. Madje dardanėt treguan gatishmėrinė tė ndihmonin edhe Maqedoninė, qė tė pėrballonte kėto sulme. Siē dėshmojnė shkrimtarėt e lashtė, historia e Mbretėrisė Dardane ėshtė mbushur me luftėra tė pandėrprera kundėr Maqedonisė dhe mė vonė kundėr romakėve. Me Mbretėrinė Ardiane, dardanėt mbajtėn marrėdhėnie miqėsore, por patėn edhe konflikte, tė shtyrė nga aristokracia skllavpopronare, qė luftonte pėr interesa tė ngushta, dhe kjo pati pasoja shumė tė rėnda ekonomike e politike si pėr ardianėt, ashtu edhe pėr dardanėt. Nė mesin e shek. III p.K., kur sundonte mbreti Longar, ushtritė dardane u pėrpoqėn tė shtrinin kufijtė e tyre deri nė brigjet e Adriatikut, duke shfrytėzuar faktin qė ushtritė ardiane tė mbretėreshės Teuta ndodheshin nė Epir. Ky operacioni ushtarak fillimisht pati sukses, por me kthimin e ushtrive ardiane nga Epiri, dardanėt u detyruan tė lėshonin tokat e pushtuara e tė ktheheshin nė kifijtė e mėparshėm. Pas kėsaj Longari i drejtoi uishtritė e tij nė jug dhe pushtoi tokat e Mbretėrisė Paione, qė ndodheshin nė veri tė kufijv tė Maqedonisė.



2. Luftėrat e Dardanėve kundėr maqedonasve


Rreth vitit 21 p.K. luftimet ndėrmjet dardanėve dhe maqedonasve morėn pėrmasa tė gjera, aq sa mbeti i vrarė nė betejė edh mbreti maqedonas Demetri II. Pas vdekjes sė tij, dardanėt i shpeshtuan sulmet nė ;aqedoni, derisa Antigon Dozoni i detyroi tė largoheshin nga mbretėria e tij. Kur mbreti maqedonas Filipi V ndodhej nė luftė me grekėt, nė vitin 219 p.K., dardanėt vėrshuan pėrsėri kundėr Maqedonisė. Ishtritė maqedonase u detyruan tė ktheheshin nė trojet e tyre dhe pėr tė pėrforcuar kufijtė veriorė pushtuan qytetin mė tė madh tė Paionisė, Bylazorėn (Velesi). Nė vitin 216 p.K. ushtritė dardane ndėrmorėn njė operacion tė fuqishėm ushtarak kundėr Maqedonisė, duke zėnė 20 000 robėr. Ata zbritėn deri nė fushėn e Argos, nė brigjet e lumit Haliakmon. Kjo fushatė u ndoq nga kundėrsulme tė reja qė bėri Filipi V kundėr dardanėve, duke u shkaktuar atyre humbje tė rėnda nė ushtri. Nė vitin 200 p.K. mbretėrit dardanė Longar e Bato, sė bashku me ardianėt e mbretėr tė tjerė, lidhėn aleancė me romakėt kundėr Maqedonisė. Kjo i shtyu dardanėt tė ndėrmerrnin sulme tė rrreja nė jug tė kufirit tė tyre. Dardanėt nuk i pushuan luftėrat pėr tė ēliruar tokat qė ndodheshin nė jug tė mbretėrisė sė tyre, toka qė dikur i pėrkisnin Mbretėrisė Paione dhe qė i mbante tė pushtuara Maqedonia, duk u mbyllur kėshtu atyre rrugėt tregtare qė i lidhnin me krahinat jugore tė Ballkanit. Duke mos qenė nė gjendje tė ndėrprisnin sulmet dardane, maqedonasit bėnė marrėveshje me fiset klte tė bastarnėve dhe tė vendoseshin vetė nė tokat e tyre. Kjo gjė nuk u arrit. Dardanėt i thyen ushtritė klte dhe ēliruan tokat qė ata kishin pushtuar. Edhe pasi u shkatėrruan Mbretėria Ardiane dhe ajo e Maqedonisė. Dardania vazhdoi tė ishte ende e lirė, ndonėse nga aleanca me romakėt dardanėt nuk arritėn pėrfitimet e dėshiruara. Romakėt nuk u dhanė tokat e Paionisė, por vetėm tė drejtėn pėr tė tregtuar kripė.



3. Luftėrat e dardanėve kundėr romakėve

Luftėrat e dardanėvekundėr romakėve pėr shumė vjet me ashpėrsi shumė tė madhe, nė rrethanat kur senati romak synonte tė shtrinte pushtimet e tij nė tė gjitha tokat ilire dhe tė arrinte deri nė Danud. Edhe pas shqetėsimeve qė u shkaktoi rifillimi i sulmeve kelte, dardanėt i vazhduan inkursionet e tyre kundėr Maqedonisė, cila ishte kthyer tashmė nė provincė romake. Dardania u bė pengesė serioze pėr shumė vjet me radhė pėr ushtritė pushtuese romake, tė cilat nuk hiqnin dorė nga synimet e tyre. Megjithkėtė nė vitin 97 p.K. romakėt arritėn tė vinin nėn varėsi tė pėrkohshme dardanėt dhe fise tė tjera fqinje, tė cilat mė vonė i ripėrtrinė forcat dhe u shkaktuan humbje tė rėnda romakėve. Aq tė vėshtira ishin kėto luftėra pėr romakėt, sa kur konsulli romak Kurioni pėrgaditej me 5 legjione tė nisej nė luftė kundėr Dardanisė, njėri nga kėto legjione ngriti krye dhe nuk pranoi t'i bindej komandantit tė vet tė shkonte nė kėtė luftė qė ushtarėt e quanin tė rrezikshme. Romakėt i krahasonin dardanėt me kuēedrėn e Lernės, e cila, edhe kur ia prisnin tė gjitha kokat qė kishte, i ringjallte pėrsėri. Me kėtė krahasim ata shprehnin qėndrueshmėrinė e madhe tė dardanėve ndaj kundėrshtarit. Pas luftėrave tė gjata me romakėt, nga fundi i shek.I p.K dardanėt e humbėn pavarėsinė e tyre dhe hynė nėn varėsinė e plotė tė Romės.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://albaone.catsboard.com/
 
Mbretėria Dardanė
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbaOne :: Tema Shoqerore (te ndryshme) :: Historia :: Historia Shqipetare-
Kėrce tek: