AlbaOne
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumPortaliGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 PERSE MENDOHEN KETO MALE - Ismail KADARE

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Davidon
V.I.P i forumit
V.I.P i forumit
Davidon


Male
Numri i postimeve : 1846
Age : 31
Vendodhja : STRUGE
Registration date : 11/08/2008

PERSE MENDOHEN KETO MALE - Ismail KADARE Empty
MesazhTitulli: PERSE MENDOHEN KETO MALE - Ismail KADARE   PERSE MENDOHEN KETO MALE - Ismail KADARE I_icon_minitimeWed Sep 17, 2008 12:41 am

PERSE MENDOHEN KETO MALE - Ismail KADARE


Heroika dhe tragjika - njė zemėratė rrėnuese
Poema "Pėrse mendohen kėto male", me simbolikėn dhe me idetė e veta, ka ushtruar njė ndikim tė ndieshėm nė mendimin e lexuesve tė vet, veēmas nė Kosovė. Ndoshta mė shumė se disa vepra edhe mė tė rėndėsishme tė autorit. Edhe pėr shkak tė kėtij komunikimi me shkallė tė lartė, ndoshta do tė ishte e dobishme qė autori t'i rikthehej (nėse nuk i ėshtė rikthyer tashmė, sikundėr ka bėrė me shumė vepra tė tij), dhe tė bėjė njė rikompozim tė ri tė disa elementeve tė saj moralė dhe ideologjikė e rrjedhimisht edhe estetikė.

Mbijetesa shqiptare nėpėr humnerat e historisė, duke qenė njėra nga shtyllat mė tė forta tė tematikės sė letėrsisė shqipe, ka ushtruar njė ndikim jo tė pakėt pėr krijimin e njė ideje tė reagimit dhe tė vetėpėrcaktimit tė njeriut shqiptar. Sipas kėtij vetėpėrcaktimi, edhe njeriu me nėntė plagė nė trup ( Gjergj Elez Alia), e mund armikun dhe lė pas vetes kujtimin e njė figure heroike e tragjike njėherėsh. Pikėrisht kjo simbiozė e heroikes dhe e tragjikės, qė shpalos njė vetėėprcaktim shqiptar, ėshtė bosht tematik dhe ideor i poemės "Pėrse mendohen kėto male" tė Ismail Kadaresė. Kjo poemė mund tė mirret si njė shembull i krijimit tė njė vepre shenjuese tė mbijetesės, me njė ngjizje tė heroikės dhe tė tragjikės shqiptare.

Njė intonim i fuqishėm psikologjik

Poemėn "Pėrse mendohen kėto male" Ismail Kadare e shkroi nė vitet 1962-64, qė ishin vite tė pėrshkuara nga vetizolimi ekstrem i Shqipėrisė, nga kėrcėnimet e jashtme dhe nga glorifikimet ideologjike tė vetizolimit. Por, duket se rrėnimi i brendshėm i Shqipėrisė kishte filluar tė jipte shenja alarmante, aq sa poeti ndiente nevojė qė tė rikonfirmojė edhe njė herė fuqinė e mbijetesės shqiptare. Edhe pse Kadare nuk i referohet nė mėnyrė eksplicite kohės aktuale dhe vetizolimit aktual, ėshtė evidente se aty ėshtė konteksti i frymėzimit/ shqetėsimit, prej nga poeti del subjekt aktiv, njė dėshmitar dhe njė pjesėmarrės nė atė lėvizje dėshmuese tė mbijetesės:

Vrapon hija e pushkės

Pret male, fusha, fshatra,

Hija e tytės lėviz shpejt nė muzg.

Eci dhe unė nė njė pllajė tė pjerrėt

Me njė mendim nė kokė

Diku.

Njė poet i vetmuar, "nė njė pllajė tė pjerrėt", i preokupuar me pamjen gjigante tė hijes sė pushkės, (Hija e mendimit dhe hija e pushkės/ Kryqėzohen e pėrplasen nė muzg), vetė shndėrrohet nė njė protagonist tė izolimit dhe tė meditimit pėr enigmat e fatit. "Hija e mendimit", e cila kryqėzohet me hijen e pushkės, ėshtė ndėrgjegjėsimi/vetėėprcaktimi autorial, i cili u huazohet maleve, qė ato tė mendojnė pėr fatet e veta dhe tė banorėve tė vet. Ajo vetmi dhe ai muzg, janė ambienti i njė introspeksioni dramatik pėr kohėt e kaluara dhe fatet e ardhshme. Mė duket se kapja e kėtyre dy elementeve, vetmisė dhe muzgut, ka bėrė qė teksti poetik tė ketė njė intonim tė fuqishėm psikologjik.Ndėrsa, pushka ėshtė figura qendrore e poemės dhe boshti i ideve tė poetit pėr vetėpėrcaktimin e njeriut shqiptar nėpėr shekuj:

Kėshtu ke ecur gjithmonė, Shqipėri,

Me kėmbėt e gjata,

Me njė pushkė tė gjatė,

Ecje dhe s'dije ku veje ti.

Pushka ėshtė shėmbėllim i gjymtyrėve, njė gjymtyrė faktike, nė tė cilėn ėshtė mbėshtetur Shqipėria, pėr tė qėndruar nė kėmbė. Mė tej, pushka ėshtė edhe vlerė e ripėrtėritjes, e barazvlershme me ripėrtėritjen biologjike tė njeriut shqiptar, e krahasuar me gruan:

Se gruaja lindte fėmijė,

Por pushka lindte krisma,

Dhe pėr shqiptarin ishin

Po aq tė shtrenjta tė dyja:

Dhe krisma dhe fėmija.

Nė shpalosjen e njė introspeksioni dramatik tė fateve kombėtare, me njė intonim tė fuqishėm emotiv, pushka figurohet edhe si njėsi matėse e tokės sė atdheut, si leva e Arkimedit, si vazhdim i shtyllės vertebrore, si fat mbi shpinė tė njeriut shqiptar. Ėshtė njė seri e argumentimit tė fuqisė sė mbijetesės, e koncentruar nėpėr shumė vargje, me njė ngulmim imponues.

Por, si gjithnjė fati ka me vete edhe fatkeqėsinė. Pushka i hante njeriut edhe yndyrėn e pakėt, po i shkurtonte jetėn, gjė qė ėshtė me anėn e njė figure mbresėlėnėse nė vargjet ( Mė tė gjatė shtatin ia bėnte pushka,/ Megjithėse shpesh jetėn mė tė shkurtėr ia bėnte./

Akuza ndaj historisė

Introspeksioni i dominuar nga ndjenja tė rrėmbyeshme, zbulon armiqtė e simbolit shqiptar tė rezistencės dhe tė mbijetesės, edhe atje ku nuk mund tė kėrkohen racionalisht. Nė njė atmosferė tjetėr poetike, poeti mbase do tė kėrkonte fndryshkjen e mjetit tė vrasjes, (pushkės), por i rrėmbyer nga ideja e heroikes, nė njė ligjėrim pėr vetėpėrcaktimin kombėtar, ai akuzon ata qė nuk kanė predikuar pėrdorimin e pushkės:

Dhe fjalėt latinisht dhe fjalėt arabisht

Mbi tytėn e pushkės binin si ndryshk.

Dhe jo vetėm fjalėt latinisht e arabisht shenjohen si elementė tė pėrgjumjes, tė kllapisė e tė mashtrimit. "Ca poetė" qė shkruanin pėr zanat e shtojzovallet, pėr bjeshkėt epike, Kadare i sheh si pėrgjumės dhe mashtrues, mbase duke mėnjanuar pėr njė ēast faktin se pikėrisht nė kohėra dėshpėrimesh tė rėnda, poetėt hymnizojnė tė kaluarėn, pėrpiqen qė pėrmes saj tė ngjallin te njerėzit krenarinė dhe ndėrgjegjėsimin. (Poetėt romantikė dhe postromantikė nuk mund tė bėnin ndryshe as nė Shqipėrinė e mbytur nė mjerim e vuajtje.)

Mollokėt e zemėrimit dhe tė fajėsimit pėrplasen edhe pėr Pallatin e mbretit, pėr shtetin, pėr jetėn mondane, pėr mitet, pėr tėrė historinė. Ėshtė njė zemėratė rrėnuese, qė sfidon gjithēka, nė pėrpunimin e idesė shpėtimtare, e cila vjen nė formėn e njė shpėtimtari, (Partinė Komuniste), megjithėse nė tėrė intonimin e poemės, duket si njė shartim disi i panatyrshėm.

Mė duket se edhe ndarja e poemės nė 24 njėsi, mė shumė se si konstruksion artistik, ėshtė bėrė pėr tė strukturuar idetė autoriale pėr rendin e defekteve tė vlerave dhe tė historisė kombėtare, pėr numėrimin e armiqve tė Shqipėrisė, duke i theksuar veē e veē. Ndarja nė njėsi tė vogla, pa njė rend kronologjik motivor ndėrmejt tyre, e bėn konstruksionin artistik tė poemės qė tė jetė i brishtė, aq sa disa nga njėsitė mund tė funksionojnė edhe si poezi mė vete. Ligjėrimin me emocione tė forta Kadare e ka materializuar me njė varg tė larmishėm, qė materializon oscilimet tematike dhe tė ideve poetike. Ėshtė njė varg i lirė, i mbushur me interpunksion, si pėr tė sugjeruar njė tė folur me ngulēe. Nė pjesėn dėrrmuese tė poemės vargjet shtrihen nė gjerėsi narrative:

Dhe Shqipėria prapė strukej nė kasolle,

Nė netėt e saj tė zeza mitologjike:

Nė ca tela lahute kėrkonte tė thoshte diēka

Nga shpirti i pakuptueshėm i saj.

Mirėpo, ka edhe njėsi ku ndodh reduktimi i vargut, kapja e detajit:

Dhe pėrmbi trup,

Si shtesė e hekurt,

I rritej e zezė

Pushka e gjatė.

Njė ēast i shkurtėr dhe njė histori e gjatė

Pozicioni kohor fiksohet qė nė vargun e dytė tė poemės: "Ndėrsa dielli tutje perėndon nė xhade?" dhe poema mbyllet me vargun qė sėrish e fikson gati tė njėjtėn kohė: "Ndėrsa muzgu po bie tutje nė xhade". Pra, ėshtė njė kohė fare e shkurtėr, kohė nga njė perėndim dielli nė njė muzg po nė tė njėjtėn xhade, ndėrsa nė mes ėshtė introspeksioni pėr historinė e gjatė, heroike dhe tragjike tė atdheut, me njė zemėratė rrėnuese.

Poema "Pėrse mendohen kėto male", me simbolikėn dhe me idetė e veta, ka ushtruar njė ndikim tė ndieshėm nė mendimin e lexuesve tė vet, veēmas nė Kosovė. Ndoshta mė shumė se disa vepra edhe mė tė rėndėsishme tė autorit. Edhe pėr shkak tė kėtij komunikimi me shkallė tė lartė, ndoshta do tė ishte e dobishme qė autori t'i rikthehej (nėse nuk i ėshtė rikthyer tashmė, sikundėr ka bėrė me shumė veprat tė tij), dhe tė bėjė njė rikompozim tė ri tė disa elementeve tė saj moralė dhe ideologjikė e rrjedhimisht edhe estetikė.

Shkruan: Profesor Dr. Milazim Krasniqi
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://albaone.catsboard.com/
 
PERSE MENDOHEN KETO MALE - Ismail KADARE
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Perse urrejme?
» Ku do donit te ishit ne keto momente ???
» C'mrekulli do te donit te ndodhte ne keto momente?
» C'far do i thonit njeriut te zemres ne keto momente?

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbaOne :: Tema Shoqerore (te ndryshme) :: Letersia-
Kėrce tek: