AlbaOne
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumPortaliGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Disa keshilla per lidhjen ne largesi...

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Master_D
WebMaster
WebMaster
Master_D


Male
Numri i postimeve : 386
Age : 35
Vendodhja : Kudo...
Registration date : 27/07/2008

Disa keshilla per lidhjen ne largesi... Empty
MesazhTitulli: Disa keshilla per lidhjen ne largesi...   Disa keshilla per lidhjen ne largesi... I_icon_minitimeTue Oct 07, 2008 11:24 pm

Disa keshilla per lidhjen ne largesi... F.0729033329930_m
Jo gjithmonė gjėrat nė njė lidhje shkojnė
ashtu siē i ke planifikuar. Madje, mund tė ndodhė qė tė shkojnė shumė
mė keq sesa mund tė ishte marrė me mend. Si tė jetosh njė lidhje nė
largėsi? Si tė shmangėsh, qė ajo flaka tė mos shuhet pėr shkak tė disa
kilometrave largėsi?

Nuk pėrbėn aspak ēudi qė gjatė njė udhėtimi pune apo nė muajin e
pushimeve, apo qoftė edhe nė njė shėtitje tė thjeshtė ose njohje tė
rastėsishme, tė dashurohesh me dikė. Dhe sigurisht qė ndodh shumė
shpesh, qė ky "dikė" tė mos ta ketė shtėpinė te pallati pėrballė
shtėpisė tėnde.

Por edhe nė ndodhtė qė tė mos jesh e detyruar tė
bėsh shumė rrugė pėr tė arritur te shtėpia e tij, sepse fati e deshi qė
tė jetoni nė njė qytet, me mijėra arsye mund tė bėhen shkak qė ai tė
transferohet nė njė vend tjetėr, pa pėrjashtuar kėtu edhe mundėsinė e
njė shteti tjetėr.

Arsye pune, studimi, ēėshtje familjare e tė
tjera tė kėtij lloji, mund tė bėhen shkaku qė nga partneri yt tė tė
ndajnė qindra kilometra largėsi, mbase edhe mijėra. Dhe nė raste tė
tilla, jo gjithmonė mund tė ndodhė tė gjesh njė zgjidhje ideale tė
tipit "Do tė vij me ty"; "Do tė jetoj me ty kudo qė tė shkosh" dhe kjo,
nė tė shumtėn e rasteve shkakton probleme ndonjėherė aq tė mėdha, sa
pėrfundimi aspak i lumtur do tė ishte fundi i lidhjes njėherė e
pėrgjithmonė, pavarėsisht se duheni, pavarėsisht se midis jush gjėrat
shkonin shumė mirė.

Largėsia nuk ėshtė asnjėherė njė aleat i
mirė pėr njė lidhje. Sepse ajo, siē thonė mė tė vjetrit, ėshtė si era,
shuan zjarret e vegjėl dhe ndez tė mėdhenjtė. Pastaj largėsia shkakton
dhimbje, vuajtje, keqkuptime dhe xhelozi. Ka nė mes edhe pak ndjenjė
fajėsie, sepse mund tė tė paraqiten shumė raste dhe jo gjithmonė ėshtė
kaq e thjeshte t'u thuash "jo".

Me pak fjalė, nuk duam tė japim
zgjidhje qė nuk ekzistojnė. Thjesht u japim disa kėshilla atyre qė janė
duke pėrjetuar njė lidhje nė largėsi. Disa sugjerime pėr tė
administruar mė mirė kėtė situatė, nė pritjen qė nuk mbaron thuajse
kurrė, qė gjėrat tė ndryshojnė pėr mirė dhe mė nė fund tė piqen kushtet
qė ti tė kesh mundėsi tė bashkohesh me tė dashurin tėnd.

Ja disa gjėra, tė cilat nuk do tė ishte keq t'i dinit...

1) PĖRDORNI TEKNOLOGJINĖ


Kurrė
mė shumė se sot teknologjia nuk ka qenė njė aleate e fuqishme pėr
argumentin nė fjalė, pra pėr ata qė dashurojnė pėr sė largu. Dhe kėtu
nuk e kemi fjalėn vetėm pėr e-mailin apo pėr njė program tė thjeshtė
chat-i, por pėr ato programe komunikimi nė distancė, qė tė lejojnė
komunikim mė tė ngushtė sesa thjesht njė telefonatė apo disa shkronja
qė jepen e merren. Mjafton tė blesh njė "webcam", qė tė jep mundėsinė
jo vetėm tė flasėsh dhe tė shkruash, por edhe tė shihesh nė sy. Njėsoj
sikur tė ishe me tė nė njė dhome. Pothuajse...

2) KEQKUPTIMET DUHEN SQARUAR

Kurrė
mos shko nė shtrat pa sqaruar mė parė njė keqkuptim qė mund tė ketė
lindur gjatė bisedės sė bėrė nė largėsi. Dhe duhet thėnė qė nė kushte
tė tilla, keqkuptimet janė tė pranishme mė tepėr se ē'duhet. Largėsia
ėshtė e tmerrshme. Mund tė zihesh edhe pėr gjėra qė nė rrethana tė
tjetra thjesht mund tė tė bėnin tė qeshje. Dhe pasojat e njė zėnke qė
vjen nė kushtet e njė distance tė largėt, janė vėrtet tė pakėndshme.
Gjithmonė mundohuni qė tė mos e mbyllni komunikimin me tė duke
pėrplasur telefonin me inat, apo duke shkėputur lidhjen pėrmes
internetit, pa thėnė natėn e mirė.

3) GJITHMONĖ TĖ QARTĖ

Ji
gjithmonė e qartė dhe e hapur nė ato qė thua dhe pėrpiqu qė tė mos lėsh
asgjė tė paqartė apo ndonjė qoshe ku partneri tė ketė mundėsi tė
hamendėsojė. Partnerėt qė mbajnė njė lidhje nė largėsi, janė gjithmonė
shumė tė ndjeshėm, madje edhe shumė xhelozė. Mė mirė zgjat kohėn duke
treguar edhe detajet mė tė vogla, sesa tė lėsh boshllėqe qė lėnė vend
pėr tė dyshuar apo pėr t'u keqkuptuar. Mos i lėr asnjė shteg qė tė
"notojė" nėpėr mendimet e tij tė stėrholluara, qė mund ta ēojnė kushedi
se ku. Tė flasėsh nė distancė dhe tė tregosh diēka qoftė edhe shumė tė
rėndomtė, nuk ėshtė e njėjta gjė si tė komunikosh ballė pėr ballė, kur
ke mundėsi tė kontrollosh gjestet, veprimet dhe shprehjet e fytyrės.

4) JETĖ AKTIVE

kesh njė lidhje nė distancė, nuk do tė thotė aspak qė ti duhet qė gjatė
gjithė ditės tė rrish e ngjitur pas telefonit dhe tė presėsh me ankth
telefonatėn e tij. A thua se nė kėtė jetė nuk ke gjė tjetėr pėr tė
bėrė. Lėri partnerit kohėn qė ke planifikuar me tė dhe mos lėr pas dore
angazhimet e tua apo qoftė edhe argėtimet. Fakti qė partneri yt ėshtė
larg, nuk do tė thotė qė ti duhet tė mbyllesh brenda dhe tė mos kesh
jetėn tėnde aktive. Duke qenė gjatė gjithė kohės e zėnė me diēka, do ta
vuash edhe mė pak largėsinė dhe do ta bėsh disi mė tė lehtė situatėn qė
po pėrjeton.

5) PLANIFIKO ME KUJDES UDHĖTIMET

Pėrpiqu
tė hartosh njė plan udhėtimi tė tillė, qė tė japė mundėsi tė takoheni
me tė disa herė gjatė gjithė vitit. Mundohu qė vizitat e tij tek ti apo
anasjellas, tė jenė sa mė tė shpeshta. Bėji mirė llogaritė e parave, tė
cilat tė kushtėzojnė. Mund t'ju japin shumė mundėsi pėr t'u takuar nė
fillim dhe tė ju entuziazmojnė aq shumė, sa pjesėn tjetėr tė vitit do
t'ju duhet tė kėnaqeni vetėm me telefonatat. Ėshtė mirė qė tė ardhurat
e planifikuara pėr udhėtime tė administrohen nė mėnyrė tė tillė, qė tė
tė japin mundėsi tė takoheni nė periudha tė ndryshme tė vitit. Vini nė
funksion edhe trurin. Mos e lini veten tė udhėhiqeni vetėm nga
zemra.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://albaone.catsboard.com
 
Disa keshilla per lidhjen ne largesi...
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Disa kuriozitet nga Zajmina (Humosristike)

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbaOne :: Argetim & Zbavitje :: Kuriozitete :: News-
Kėrce tek: