AlbaOne
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumPortaliGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Kanuni i Lekė Dukagjinit

Shko poshtė 
AutoriMesazh
LaNi
Moderator/e
Moderator/e
LaNi


Male
Numri i postimeve : 614
Age : 31
Vendodhja : tirane
Registration date : 11/08/2008

Kanuni i Lekė Dukagjinit Empty
MesazhTitulli: Kanuni i Lekė Dukagjinit   Kanuni i Lekė Dukagjinit I_icon_minitimeMon Aug 11, 2008 10:57 pm

Kanuni i Lekė Dukagjinit

Nga gojėdhėnat popullore tė Shqipėrisė sė veriut dhe tė Kosovės, emri i Kanunit tė Lekė Dukagjinit lidhet personalitetet e fisnikut dhe udhėheqėsit shqiptarė tė kohės sė Gjergj Kastriotit - Skėnderbeut, Lekė Dukagjinit. Mirėpo, historia shqiptare njeh disa personalitete me kėtė emėr. Kėshtu njė grup shkencetarėsh supozojnė se Leka III Dukagjini (1410-1481) e ka dhėnė dhe e ka kodifikuar kėtė Kanun. Kėta shkencatė pėrpiqeshin gjatė shumė viteve qė ta gjejnė tekstin e shkruar tė kėtij Kanuni. Shkenctari i njohur Shqiptarė Fan S. Noli konsideron se Kanuni ėshtė fryt i veprimtarisė dhe i qeverisjes sė urtė tė Pal Dukagjinit, vdekja e tė cilit ishte humbje e madhe pėr Gjergj Kastriotin - Skėnderbeun, ngase ai kishte dhėnė kontributin mė tė ēmueshėm nė krijimin dhe ruajtjen e Lidhjės sė Lezhės.

Sot mbizotron mendimi shkencor se Kanuni i Lekė Dukagjinit as nuk ėshtė shkruar e as nuk ėshtė shpallur nga ndonjė personalitet i caktuar apo organ ligjdhėnės, por paraqet tė drejtėn zakonore tė shqiptarėve, e cila u krijua me kohė, nė praktikė gjatė shekujve. Rregullat qė pėrmban Kanuni u pėrkasin periodeve dhe kohėve tė ndryshme historike. Si i tillė ky Kanun ka vlerė dhe rėndėsi tė posaēme jo vetėm pėr historinė e shtetit dhe tė sė drejtės shqiptare, por edhe pėr kulturėn e pėrgjithshme kombėtare shqiptare.

Si e drejtė e pashkruar dhe zakonore nė vetėdijėn e popullit shqiptarė, kanuni i Lekė Dukagjinit gjatė shumė shekujve konsiderohej si Ligj mbi Ligje, ngase pavarėsisht nga rregullat e sjelljes shtetrore, ky Kanun ishte dhe mbeti pėr njė kohė tė gjatė rregullatori kryesorė i raporteve shoqėrore shqiptare.

Pėrmbledhja e thesarit tė kulturės shqiptare e kishin vėnė detyrė tė posaēme priftėrinjtė katolikė. Kėshtu Dom Lazėr Mjeda dhe Dom Nikollė Ashta shumė vjetė ishin pėrpjekur tė mblidhnin folklorin e nė kuadėr tė tij edhe normat e kanunit tė Lekė Dukagjinit. Vend tė dalluar nė mbledhjen e rregullave tė kanunit zė studiuesi i mirėnjohur Atė Shtefėn Gjeēovi, i cili la nė trashigim veprėn mė tė kompletuar dhe shumė tė rėndėsishme tė Kanunit tė Lekė Dukagjinit.

Kanuni i Lekė Dukagjinit pėrmban rregulla stautore, familjare juridike, civilo-juridike, penalo-juridike si dhe rregulla konkrete mbi procedurėn penale dhe civile. Nė disa rregulla kanunore vėrejmė ndryshime rajonale apo edhe variante, mirėpo kryesisht nė dispozitat qė rregullonin pozitėn e kishės, mikpritjen, besėn dhe gjakmarrjen vėrejmė rregulla tė njejta pėr tė gjitha viset shqiptare, ku vlente kanuni i Lekė Dukagjinit. Rregullat konunore tė karakterit penalo-juridik, nė mėnyrė tė veēantė trajtonin konceptin e veprės penale, ēėshtjen e paramendimit, pėrkujdesinė, bashkėpjesėmarrjen etj.

Kanuni i Lekė Dukagjinit njeh kėto sanksione penale: dėnimin me vdekje, gjakmarrjen, dėbimin nga bashkėsia, bojkotin - leēitjen etj. tė cilat shqiptoheshin ndaj kryesit tė veprės penale e nė raste tė caktuara edhe ndaj familjes sė tij. Pėrpos kėtyre dėnimeve kanuni rregullonte nė mėnyrė precize edhe dėnimet pronėsore si gjobitjen, dėnimin me tė holla, konfiskimin e pasurisė, asgjėsimin e pasurisė, rrėzimin e shtėpisė, prerjen e pemėve etj. Dėnimet i shqiptonte gjyqi i pleqėve, kuvendi i vllazėrisė apo ai i fisit. Dėnimet e rėnda shqiptoheshin ngaj kryesve tė veprave tė tradhėtisė, kryėsve tė veprave kundėr Besės (fjalės sė nderit), kryesve tė veprave kundėr moralit, atyre tė mikpritjes, kundėr kishes etj. Kanuni njihte dhe rregullonte nė mėnyrė tė posaēme institucionin e strehimit. Sipas kėtyre rregullave familjet, bashkėsitė dhe fiset janė tė detyruara t`u sigurojnė pėrherė strehim individėve apo familjeve qė kėtė e kėrkonin nė raste rreziku apo rreziqe tė tjera tė jetės pa marrė parasyesh se kush i kėrkonte.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://albaone.catsboard.com/
LaNi
Moderator/e
Moderator/e
LaNi


Male
Numri i postimeve : 614
Age : 31
Vendodhja : tirane
Registration date : 11/08/2008

Kanuni i Lekė Dukagjinit Empty
MesazhTitulli: Re: Kanuni i Lekė Dukagjinit   Kanuni i Lekė Dukagjinit I_icon_minitimeMon Aug 11, 2008 10:59 pm

Kanuni ka qene rregulli i vetem qe mund te mbanin nje popull pa qeveri, por kete se ben te drejte.

Jam shume kundra tij. Me vjen keq qe sa e sa familje kane humbur gjak e bira prej ligjeve te kanunit.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://albaone.catsboard.com/
 
Kanuni i Lekė Dukagjinit
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbaOne :: Tema Shoqerore (te ndryshme) :: Historia :: Historia Shqipetare-
Kėrce tek: