AlbaOne
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumPortaliGalleryKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 figura te kombit

Shko poshtë 
AutoriMesazh
LaNi
Moderator/e
Moderator/e
LaNi


Male
Numri i postimeve : 614
Age : 31
Vendodhja : tirane
Registration date : 11/08/2008

figura te kombit Empty
MesazhTitulli: figura te kombit   figura te kombit I_icon_minitimeMon Aug 11, 2008 11:01 pm

figura te kombit


Ismail QEmali

Ai lindi në Vlorë në vitin 1844 nga një familje me prejardhje çifligare. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse gjimnazin në shkollën "ZOSIMEA" në JaNinë të Greqisë.




Me 28 Nëntor 1912, i fali shqiperise Pavarësine Kombëtare -Territoriale

Përkrah tij u gjendën patriotët më të mire shqiptarë. Këtë ngjarje e cila përbën në vetvete aktin më të madh historik të kombit shqiptar e përkrahën fuqishëm mendja dhe duart e forta të Isa Boletinit, Luigj Gurakuqit dhe një gupi të madh patriotësh shqiptarë. Nga Kosova përveç Isa Boletinit kishin ardhur edhe Mehmet Pash Deralla, Tafil Boletini, Dervish Mitrovica, Zenel Begolli, Halim Mus Bajgora, Ahmet Ali Llapi, Riza Beg Gjakova, Vehbi Dibra, etj.
Mbas pushtimit të gjatë rreth 500 vjeçar Otomano-Turk më në fund Shqipëria gëzoi pavarësinë e saj të plotë në trojet e saj duke valëvitur për here të pare mbas duarve të Skënderbeut Flamurin e Arbrit.

Flamuri që ngriti në Vlorë Ismail Qemali u qendis nga vajza vlonjate Marigo Posia.

Më në fund Shqipëria kishte Kryeministrin e saj të Parë me një Shqipëri të Pavarur.

Përpara kësaj ngjarjeje kaq të madhe qysh nga viti 1859 ai jetoi në Stamboll së bashku me familjen e tij nga ku u përpoq për percaktimin e një alfabeti të përbashkët të gjuhës shqipe dhe formimin e një shoqërie kulturore shqiptare.

Ai u zgjodh atje deputet i Perandorisë Osmane dhe përfaqësues i Sanxhakut te Beratit. Kërkesat e Ismail Qemalit për reforma demokratike e çuan atë në një konflikt të ashpër me qarqet konservatore të atëhershme të Stambollit.

Gjat periudhës së tij si deputet ai ndihmoi levizjen çlirimtare të bashkëatdhetarëve të tij dhe lehtesoi me sa mundej gjendjen e veshtire te popujve te shtypur te Perandorise.

Por keto nuk kaluan pa u vene re nga Porta e Larte e cila e denoi ate me internim duke e ndeshkuar per shtate vjet me rradhë.

Ne maj te 1900 per t'ju shpetuar ndjekjeve te Sulltanit ai u arratis nga Stambolli dhe u vendos ne Paris e me vone ne vende te ndryshme te Evropes prej nga vendosi edhe lidhjet me rrethet politikes se Levizjes Kombetare Shqiptare.

Ai Mbrojti pranë Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit dhe pranë Fuqive të Mëdha të drejtat e ligjshme të popullit shqiptar dhe tërësinë territoriale të vendit.

Në Vlorë kryesoi mbledhjen e Kuvendit Kombëtar e cila shpalli duke valevitur per here te pare mbas Gjergj (Skender Bej) Kastriotit, Flamurin e Pavaresise se Shqiperise se Pavarur.

Nga Ballkoni i Shtepise se Vogel historike ne Skele

Më 28 Nëntor te vitit 1912

u shpall

Pavarësia Kombetare-Teritoriale e Shqipërisë se Pavarur

Ai ishte burri me i Larte i Shtetit Shqiptar mbas Gjergj (Skender Bej) Kastriotit dhe Diplomati me Largpames i Politikes Shqiptare te te gjitha koherave.

Qeveria e kryesuar nga Ismail Qemalit në kushte shumë të vështira mori një varg masash në fushën e ekonomisë, të organizimit shtetëror dhe të kulturës kombëtare te cilat i hapën nje rruge te re Shqiperise se asaj kohe. Taban i cili ishte me i forti se kurre mbi te cilin ecen edhe sot e kesaj dite Shqiperia.

Qeveria e Ismail Qemalit ra ne Vitin 1914.

Vitet e fundit të jetës së tij Ismail Qemali i kaloi në mergim duke i perdorur ato deri na çastet e tij te fundit në dobi të çështjes shqiptare.

Nje pyetje me gerryen vazhdimisht mendjen:

Perse Shqiperia nuk diti t'i mbaj kurre prane vetes bijt e saj me te mire...?

Ai Vdiq në Itali në vitin 1919 dhe para se te mbyllte syte la nje porosi "nje amanet", i cili nuk u plotësua....

Me varrosni ne Kanine

Te kem Skelen perkashi, ...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://albaone.catsboard.com/
LaNi
Moderator/e
Moderator/e
LaNi


Male
Numri i postimeve : 614
Age : 31
Vendodhja : tirane
Registration date : 11/08/2008

figura te kombit Empty
MesazhTitulli: Re: figura te kombit   figura te kombit I_icon_minitimeMon Aug 11, 2008 11:01 pm

Mic Sokoli

(1839 - 1881)

Luftëtar i shquar i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Hero i Popullit. Lindi në Fang të Bujanit, Rrethi i Tropojës, në një familje patriotësh. Udhëhoqi njësi të mëdha luftarake të Lidhjes në shumë beteja. Mori pjesë në luftimet e Gjakovës kundër Mehmet Ali Pashës, u dallua në betejën e Nokshiqit kundër agresorëve malazezë, luftoi në Plavë e Guci, në Hot, Grudë, Tuz, Prizren, Gjakovë, Ferizaj, Gjilan, Shkup.

Në betejën e Slivovës (prill 1881) kundër forcave osmane të Dervish Pashës kreu një akt trimërie të rrallë duke i vënë gjoksin topit të armikut dhe ra heroikisht në fushën e betejës ne vend te vriste luftetaret qe operonin topin.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://albaone.catsboard.com/
LaNi
Moderator/e
Moderator/e
LaNi


Male
Numri i postimeve : 614
Age : 31
Vendodhja : tirane
Registration date : 11/08/2008

figura te kombit Empty
MesazhTitulli: Re: figura te kombit   figura te kombit I_icon_minitimeMon Aug 11, 2008 11:01 pm

qemal stafa



Qemal Stafa (Brutus) lindi në Elbasan më 20 mars të vitit 1920 në një familje patriote; vdiq më 5 maj 1942. Ishte figurë e shquar e lëvizjes dhe e Luftës ANÇ. Nxënës në gjimnazin e shtetit të Shkodrës, hyri në një nga celulat e qytetit, mori pjesë në lëvizjen revolucionare të rinisë, u bë një nga drejtuesit e shoqërisë jashtë shkollore Besa Shqiptare. Në Tiranë u lidh me Vasil Shanton, u organizua në GK të Shkodrës (1937) dhe së bashku me Vasil Shanton zhvillon veprimtari revolucionare, lidhet me punëtorët, organizon aksione të rinisë shkollore. Në janar 1939 u arrestua e u dënua me burgim nga gjyqi që regjimi i Zogut.

Në gjyq nga i akuzuar u kthye në akuzues i regjimit e rendit feudalo-borgjez. Në prag të pushtimit fashist të Shqipërisë arratiset nga burgu dhe bashkë me Vasil Shanton organizon qëndresën antifashiste, punon pa u lodhur për tërheqjen e rinisë në luftë kundër pushtuesit të huaj. Vijoi përkohësisht studimet në Itali dhe pas kthimit në atdhe u hodh në ilegalitet.

Kreu me sukses shumë detyra të rëndësishme për organizimin e forcimin , për luftën e armatosur kundër pushtuesve fashistë e tradhtarëve të vendit, për demaskimin e shpartallimin e elementëve përçarës etj. U rrethua nga fashistët në Tiranë dhe duke luftuar heroikisht u vra në 5 maj 1942. Është përfolur se Enver Hoxha kishte gisht në vrasjen e tij
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://albaone.catsboard.com/
LaNi
Moderator/e
Moderator/e
LaNi


Male
Numri i postimeve : 614
Age : 31
Vendodhja : tirane
Registration date : 11/08/2008

figura te kombit Empty
MesazhTitulli: Re: figura te kombit   figura te kombit I_icon_minitimeMon Aug 11, 2008 11:02 pm

Mujo Ulqinaku
Mujo Cakuli

(1896 - 7 Prill 1939)

Një ndër luftëtarët e parë më të shquar dhe organizues i qëndresës së armatosur kundër pushtimit fashist italian në prill 1939, Hero i Popullit. Lindi në Ulqin në familjen e një detari të varfër. Që në moshë të vogël hyri muço (ndihmës detar) dhe më vonë punoi si detar në Shkodër e në Durrës. Si nënoficer në një nënrepart të marinës në Durrës, ditën e agresionit fashist italian kundër Shqipërisë u vu menjëherë në krye të detarëve të braktisur nga oficerët tradhtarë dhe organizoi me ta e me vullnetarë të tjerë qëndresën e armatosur në portin e Durrësit. Mujo Ulqinaku luftoi me trimëri e guxim të rrallë, duke vrarë e plagosur dhjetëra fashistë. Ra në luftim të pabarabartë në mbrojtje të atdheut më 7.4.1939 duke u bërë shembull i lartë patriotizmi e atdhedashurie.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://albaone.catsboard.com/
LaNi
Moderator/e
Moderator/e
LaNi


Male
Numri i postimeve : 614
Age : 31
Vendodhja : tirane
Registration date : 11/08/2008

figura te kombit Empty
MesazhTitulli: Re: figura te kombit   figura te kombit I_icon_minitimeMon Aug 11, 2008 11:02 pm

ISMAIL KADARE

Ismail Kadare lindi në qytetin e Gjirokastrës. Atje ai kaloi fëmijërinë dhe kjo la gjurmë të thella në gjithë jetën dhe krijimtarinë e tij. Shkollën e mesme e kreu në gjimnazin "Asim Zeneli". Më pas kreu studimet e larta në Fakultetin e Historisë e të Filologjisë në Universitetin e Tiranës, pastaj në Institutin "Gorki" të Letërsisë Botërore në Moskë. Këto studime iu ndërprenë për shkak të krizës politike ndërmjet Shqipërisë dhe ish Bashkimit Sovjetik. Kadareja ka punuar në gazetën "Drita", pastaj drejtoi revistën "Les letres albanaises". Së fundi punonte në profesion të lirë. I.Kadare ka qenë dhe është protagonist i jetës politike dhe i mendimit të vendit qysh prej viteve '60. Në fund të vitit 1990, dy muaj pas rënies së shtetit diktatorial, Kadare u largua së bashku me familjen në Paris, por mbajti lidhje mjaft të shpeshta me Shqipërinë. Ismail Kadare është një nga personalitetet më të shquara të kulturës shqiptare, ambasador i saj në botë. Kadare është shkrimtari që i ktheu mitet legjendare në realitet, shkrimtari që bëri histori prej prehistorisë; pa rënë në kundërthënie me vetveten dhe gjykimin modern, ai arsyetoi estetikisht në mënyrë të përkorë dhe për kohën absolute. Në Shqipërinë e ndodhur në udhëkryq vepra e Kadaresë ka qenë dhe mbetet një shpresë apo një ogur i bardhë për të.
Ismail Kadare është autor i shumë veprave në poezi e prozë, laureat i shumë çmimeve kombëtare, kandidat i çmimit Nobel për shumë vite me radhë, anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe Anëtar i Akademisë Franceze të Shkencave Morale.
Vepra e Ismail Kadaresë është përkthyer në 32 gjuhë të huaja duke arritur kështu një rekord të përhapjes në tërë botën e qytetëruar.

POEZIA E KADARESË
Poezia e Ismail Kadaresë është një prej zhvillimeve më novatore në vjershërimin shqip gjatë një gjysmë shekulli. Ajo shprehu vendosmërinë e shkrimtarëve të brezit të viteve '60 për të realizzar qëllime estetike të ndryshme prej paraardhësve.
Frymëzime dialoshare (1954), Ëndërrimet (1957), Endërr industriale (1960), Shekulli im (1961), Poemë e blinduar (1962), Përse mendoben këto male (1964), Shqiponjat fluturojnë lart (1966), Motive me diell (1968), Koha (1976), Shqipëria dhe tri Romat, përbëjnë titujt kryesorë të veprës poetike të Kadaresë.
Ismail Kadare, ndryshe nga Agolli, në periudhën e parë të krijimtarisë së tij, u tërhoq pas poemës epiko-lirike. Në prirjen e përgjithshme ai nuk u shkëput prej frymës monumentalizuese të poezisë së mëparshme, por e kushtëzoi këtë me tipin e njeriut shqiptar, të historisë së tij kombëtare, të fatit të tij nëpër shekuj. Thuajse në të gjitha poemat e shkruara në vitet '60 -'70 ka një gërshetim të mjeteve të reja të të shprehurit me mënyrën tradicionale të të vështruarit të jetës dhe të historisë:

Po s'ndërron ai kurrë
Art i skulpturës
Gënjeshtrën mbi mua ka ngrírë përgjithnjë.
I mbërthyer në dëshminë e saj të rremë
Të vërtetën kujtoj dhe qaj për të.
(Laokonti)

Poezia e Kadaresë, ndryshe prej prozës së tij, është përgjithësisht e qartë, pa ekuivoke, shpesh marciale, thuajse përherë optimiste. Ajo, në kritikën zyrtare, është pritur si pasurim problematik i poezisë shqipe, veçanërisht me temën e qëndresës shumëshekullore të popullit shqiptar në rrugën e tij të gjatë të historisë. Poezia e Kadaresë është poezi e sfidave të mëdha shqiptare. Ajo është e përshkuar nga qëndrimi hyjnizues ndaj historisë kombëtare, ndaj lavdisë së tyre, ndaj tokës së të parëve, ndaj gjuhës shqipe.
Qëndresa hyn në poezinë e Kadaresë qysh prej kohërave antike, deri në periudhat më të afërta të historisë. Veçmas ajo lidhet me "motin e madh", të epokës së Gjergj Kastriotit; por Kadare hyjnizoi një periudhë më të hershme se kjo, që ishte mitizuar më herët prej Rilindjes Kombëtare: periudhën e humanizmit evropian (siç mendon shkenca e historisë, kjo periudhë e gjeti Shqipërinë në të njëjtën shkallë zhvillimi me anën tjetër të Adriatikut), e cila pati shprehjen e saj dhe në njeriun dhe qytetërimin shqiptar:

Njëzet e katër luftra bëri,
Njëzet e katër vdekje theu.
çka mangut linte ditën Gjergji,
Plotësonte natën Skënderbeu.
(Portreti i Skënderbeut)

Përgjithësisht poezia e Kadaresë është e sunduar prej mitit të së shkuarës, evokimit të lavdisë së dikurshme. Kadare synon, përmes poezisë së tij, ta çlirojë njeriun shqiptar prej akuzash që e kanë ndjekur ndër shekuj, duke përfshirë akuzën si popull i lindur me instinktin e luftës dhe të mercenarizmit, binjak me armën dhe peng i saj:

Dhe kur binin në prille a në vjeshtra
Nëpër brinja të shtrirë, nëpër lugje,
Si me zjarre të vegjël të pëtjetshëm
Era loste me xhufkat e kuqe.
(Nisja e shqiptarëve për në luftë)

Poema epiko-lirike shqipe arriti një nivel të lartë afirmimi me vepra të tilla të I. Kadaresë, si "Përse mendohen këto male" dhe "Shqiponjat fluturojnë lart", pastaj me "Shekulli i 20-të", "Poemë e blinduar", "Shqipëria dhe tri Romat" e vepra të tjera.
Poezia e Kadaresë është e prirur drejt sintetizmit dhe abstraksionit. Në këtë cilësi poezia e Kadaresë të sjell ndërmend vjershërimin e Migjenit. Sintetizmi shfaqet në mungesën e çfarëdo subjekti apo elementi të subjektit. Poemat e Kadaresë, përgjithësisht poezia e tij, janë art mendimi, pa elemente të rrëfimit (narracionit). Si të tilla, si poema mendimi, ato ofrojnë shumësi leximesh, në kohë dhe në miedise të ndryshme.
Kadare në problematikën e poezisë shqipe, krijoi emërtesën e "temës së madhe". dhe jo vetëm kaq, ai e ktheu në mit atë, duke e bërë mbizotëruese në jetën letrare të vendit për më shumë se dy dekada. Para së gjithash poezinë e Ismail Kadaresë e intereson ajo që shpesh quhet gojëdhënë kombëtare ose mit i origjinës. Sfidat më të rëndësishme të historisë së popullit shqiptar janë stacione të poezisë së tij.
Kadare i shkroi disa prej veprave të tij më të rëndësishme në vargje të lira, duke përvetësuar vlera të rëndësishme të vjershërimit tradicional, prej De Radës deri tek Migieni. Në fillimet e veta ishte i ndikuar prej poezisë ruse, veçmas prej Majakovskit. Poezia intime e Kadaresë është mjaft e ngrohtë, e drejtpërdrejt, një bashkëbisedim me të dashurën që përgiithësisht është larg si vend apo si kohë:

Do shkoj të ulem përmbi pellgjet,
Të pi në gjunjë duke rënë,
Në grykë e di që do më ngelet
I ftohti medaljon i hënës.

Gjithashtu poezia intime e Kadaresë përshkruhet nga malli për qytetin e lindjes, për njerëzit që lanë gjurmë në fëmijërinë e tij,
për atdheun kur ndodhet larg tij, për kohën studentore, vajzat dhe rrugët e Moskës kur është në atdhe, e mbi të gjitha, për vajzën që le gjurmë në shpirtin e tij, por që përgjithësisht ndodhet larg.

RAPORTI NDËRMJET JETËS DHE VDEKJES
Raporti midis jetës dhe vdekjes, midis të gjallëve dhe varreve, midis brezit që shkoi dhe atij që vjen, një nga raportet më thelbësore të qenies njerëzore, përbën një rregullator të mbifuqishëm të gjithë yllësisë së veprave të Kadaresë. Synimi parësor i çdo letërsie serioze që të qëndrojë mbi kohën dhe hapësirën zuri vend kryesor që tek romani "Gjenerali i ushtrisë së vdekur". Ky roman i kushtohet misionit të një shtabi ushtarak të gjallë, i cili duhet t'i bëjë nderet e fundit një armate të tërë ushtarësh të mbuluar me dhè. Vlera e jetës, çmimi i vdekjes, taksa e gjakut, varrimi dhe zhvarrimi, muranat anonime dhe piramidat hijerënda, ringjallja dhe rivdekja (rivrasja), arka e hirit dhe dosja e zezë, kamarja e turpit dhe përmendorja e nderit, harrimi dhe përjetësia, vetëflijimi dhe kurbani, trupi dhe hija (fantazma, sozia, spiritus), janë nocione themelore artistike të shkrimtarit.
Në mënyrë të veçantë vdekja përbën një zgjedhje të dendur të autorit për të dhënë qëndrimin e tij ndaj jetës njerëzore. Ajo paraqitet në formë individuale dhe kolektive, natyrore dhe heroike, të mirëqenë dhe të sajuar. Ajo vjen nga fati, nga hakmarrja, nga lufta, nga gjyqi, nga sëmundja nga mplakja; në të gjitha pamjet e saj, si ndërprerje e zakonshme e jetës, si shpagim për vdekjen e tjetrit, si prurje e lëngatës, si varje apo pushkatim nga shteti, si zvarrisje apo linçim nga hakmarrja.
"Gjenerali i ushtrisë së vdekur", vepra që i dha njohjen ndërkombëtare Kadaresë, nuk është e para që trajton raportin midis jetës dhe vdekjes. Qysh tek "Balada e zhvarrimit", kushtuar fatit pas-vdekjes të prijësit arbër Gjergj Kastrioti, duket qartë prirja për të zbuluar, nëpërmjet qëndrimit ndaj varrit, kulturën nga barbaria, dhunimin nga shenjtërimi, sundimin e të vdekurve mbi të gjallët.
Në tregimin "E krehura", vdekja dhe varret, në heshtjen e tyre, marrin vlerë fisnikëruese. Njeriu që edhe me vdekjen dëshiron të tregojë dinjitet dhe fuqi shpirtërore ka një varr të thjeshtë, pa shenjë, në një kënd të padukshëm të varrezave verilindore të kryeqytetit, ndryshe nga shumë të tjerë, që, në përputhje me hierarkinë zyrtare mbitokësore, mbajnë mbi krye statuja, ornamente, lule dhe figura. Por ata nuk kanë bërë më shumë se Egla e vogël për Shqipërinë dhe s'kanë asnjë meritë për të qenë të diferencuar edhe përpara vdekjes e varrit. Nëpërmjet varreve Kadareja ka stratifikuar gjithë shoqërinë shqiptare, në kuadrin e së cilës veprojnë personazhet e tij.
Shtresëzimi i shoqërisë në veprën e Kadaresë fillon me varret pa emër, me muranat e thjeshta në gryka malesh e pusish, me varrezat e zakonshme shqiptare, pranë kishës, rrethuar me selvi; për të vazhduar më tej me përmendoret dhe lapidarët, me varret e shenjtëruar për motive patriotike, siç janë varret e dëshmorëve (le të kujtojmë, për shembull, varrin e veçantë të Alush Tabutgjatit; varrin e Skënderbeut ose edhe të pashait turk në Orikum) dhe për të përfunduar me piramidën e faraonit Keops ose arkën e hirit të trupit të djegur të Çu En Lait, që, sipas testamentit të tij, u derdh mbi hapësirën ndërkontinentale të Kinës, për ta pushtuar me frymën e vet.

Ismail Kadare është nga personalitetet më të shquara të letërsisë shqiptare. Me veprën e tij, që ka shënuar një numër rekord të përkthimeve (në rreth 32 gjuhë të huaja) ai e bëri të pranishme Shqipërinë në botë, me historinë dhe me kulturën e saj shekullore.
Kadareja që në vitet '60 shënoi kthesë në letërsinë shqiptare me poezinë dhe prozën e tij. Brenda potencialit të tij krijues janë mitet dhe legjendat, e shkuara dhe e ardhmja, raportet e përkohshmërisë dhe të përjetësisë, dramat e kaluara dhe ato të tashmet, veset dhe virtytet shqiptare, kullat dhe pallatet moderne, qëndresa dhe humbja, zhdukja dhe ringjallja, të gjitha labirintet e jetës dhe të vdekjes. Duket sikur asgjë çka është shqiptare, nuk mund t'i shpëtojë syrit të shkrimtarit të madh.
E gjithë vepra e Ismail Kadaresë që nga botimi i parë deri te i fundit ndrit nga mesazhi dhe shpresa për një Shqipëri të barazuar me shtetet më të qytetëruara të botës, sepse asktu e meriton, ndihet të pohojë autori.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://albaone.catsboard.com/
Sponsored content





figura te kombit Empty
MesazhTitulli: Re: figura te kombit   figura te kombit I_icon_minitime

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
figura te kombit
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
AlbaOne :: Tema Shoqerore (te ndryshme) :: Historia :: Historia Shqipetare-
Kërce tek: