AlbaOne
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumPortaliGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Historia E Shkodres

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Davidon
V.I.P i forumit
V.I.P i forumit
Davidon


Male
Numri i postimeve : 1846
Age : 31
Vendodhja : STRUGE
Registration date : 11/08/2008

Historia E Shkodres Empty
MesazhTitulli: Historia E Shkodres   Historia E Shkodres I_icon_minitimeThu Aug 14, 2008 12:20 am

Historia e Shkodres (Djepi Artit Kultures Dhe Sportit )
Shkodra
eshte nje nga qytetet me te lashta dhe me te medha te Shqiperise,qender
e rendesishme ekonomike dhe kulturore.Shtrihet ne skajin jugor te
Ultesires se Mbishkodres prane Liqenit te Shkodres,ne lartesi 16
m.,ndermjet lumenjeve Drin e Bune,malit te Taraboshit dhe keshtjelles
se Rozafes.
Shkodra eshte themeluar aty nga shek. IV p.k. ne kodrat
perreth Keshtjelles se Shkodres.Ishte qender e fisit ilir te Labeateve
dhe gjate sundimit te Gentit (181-168 p.k.) u be kryeqendra e shtetit
ilir.Te kesaj periudhe jane monedhat e prera me emrin e qytetit.U
pushtua nga romaket me 168 p.k. Neper Shkoder kalonte rruga e njohur
tregtare-ushtarake qe vinte nga veriu dhe neper luginen e Drinit
kalonte ne Kosove e me tej.Me 1040 u pushtua nga serbet dhe ishte
kryeqendra e Zetes.Gjate shek. XIV u be qender e rendesishme komune
autonome me institucione te zhvilluara dhe me pas qender e feudaleve
Balshaj.Me 1936 u pushtua nga venedikasit,sundimi i te cileve u nderpre
nga nje varg kryengritjesh te popullsise.Shkodra. u beri balle dy
rrethimeve osmane,me 1474 e 1478-79 dhe ra ne duart e tyre pas nje
mbrojteje heroike qe pati jehone nderkombetare.Ishte vendlindja e
humanisteve Marin Barleti e Marin Becikemi.Pas pushtimit popullsia u
shperngul,qyteti u rrenua sa y kthye ne fshat.U rimekemb dhe ne shek.
XVII arriti 1800 shtepi.U be qender kryesore ekonomike e Shqiperise se
veriut dhe e sanxhakut te Shkodres, Lulezuan zejtarite,punimi i
armeve,i mendafshit,argjendaria etj.. U ndertuan shtepi dykateshe prej
guri me cardak,pazari,Ura e Mesit.Ne shek. XVIII u be qendra e
pashallekut te Shkodres nen sundimin e Bushatllinjve (1757-1831).Edhe
pas renies te pashallekut,banoret kane bere nje varg kryengritjesh
kunder pushtuesit osman (1833-1836,1854,1861-62,1869).
Zhvillim te
madh ekonomik arriti Shkodra nga mesi i shek. XIX.Me 1870 kishte 50.000
banore.Pervec si qender e vilajetit,ishte nyje e rendesishme per gjithe
Ballkanin perendimor me 3500 dyqane.Me 1807-1808 ishte ndertuan
bezisteni.Punoheshin pelhuret,veshjet kombetare,lekuret,duhani,baruti
etj.Qe me 1718 ishin hapur agjensi konsullore te disa vendeve te
huaja.Si port perdorej Oboti,por sodomos Ulqini dhe me vone
Shengjini.Me nderhyrjen e fuqive te huaja ne mesin e shek. XIX u
themeluan seminari jezuit dhe kuvendi franceskan.Gjate viteve te
Lidhjes Shqiptare te Prizrenit Shkodra ishte vater e rendesishme e
levizjes kombetare.Banoret moren pjese ne luftimet per mbrojtjen e
tokave shqiptare dhe nenshkruan boterisht ne sheshin kryesor te qytetit
protestat drejtuar fuqive te medha.Dega e Lidhjes per Shkodren,qe pati
dhe garden e vet,ishte nga me veprueset dhe dha ndihmese per mbrojtjen
e Plaves e Gucise,te Hotit e Grudes dhe ne luften per Ulqinin.Ajo u
shtyp e para me arme nga Porta e Larte.
Shkodra ka qene ne te
periudhe gjithashtu edhe qender e rendesishme kulturore.Permendet
bibloteka e Busha tllinjve,per te cilen ne vitet 40 te shek. XIX u
ngrit ndertesa,qe sherbeu me pas si seli e deges se Lidhjes.U themeluan
shoqeri letrare,kulturore e sportive,si shoqeria «Bashkimi» dhe
«Agimi».U ngriten shtypshkronja,ku u botuan edhe te parat gazeta e
revista brenda kufijve te Shqiperise.Me 1878 u ngrit e para bande
muzikore e vendit dhe ne Shkodra nisi puna e fotografeve Marubi,nga e
cila trashegohet nje fototeke shume e pasur.Shkodra eshte vendlindja e
Pashko Vases,Zef Jubanit,Luigj Gurakuqit,Filip Shiroka e mjaft
shkrimtareve te tjere.Me 1905 u festua per here te pare 1 Maji ne
Shqiperi.Shkodra gjate Luftes Ballkanike dhe gjate Luftes se I Boterore
u be pre e synimeve grabitqare e Malit te Zi e S erbise. Populli i
Shkodres mbajti per shtate muaj rrjesht qytetin kunder ushtrive
rrethuese malazeze e serbe,te cilat hyne ne qytet me 23.4.1913,me
tradhetine e Esat Pashe Toptanit duke demtuar rende qytetin dhe duke
djegur pazarin.Por ato u detyruan me 14.5.1913 ta linin Shkodren e cila
ne baze te vendimit te Konferences se Ambasadoreve ne Londer ishte
pjese e Shqiperise,por duke e vendosur ne nje administrim nderkombetar.
Me
shperthimin e Luftes se I Boterore forcat malazeze perseri hyne me
27.6.1915 ne Shkoder. Me 22.1.1916 qyteti u pushtua nga Austro-Hungaria
dhe u be qendra e tyre e pushtimit.Me mbarimin e luftes u vendos
perkohesisht administrata ushtarake nderkombetare dhe me 11.3.1920
Shkodra u bashkua administrativisht me Qeverine kombetare te Tiranes.Ne
gjysmen e dyte te vitit 1920 ajo perballoi nje rrezik te ri: nderhyrjen
ushtarake te shtetit serbo-kroat-slloven (Lufta e Koplikut).
Shkodra.
ka qene nje nga vatrat kryesore te levizjes demokratike-revolucionare
ne vitet 1921-1924.Ne zgjedhjet per Asamblene
Kushtetuese(27.12.1923),me shumice derrmuese votash,fitoi opozita.Naten
e 31 majit 1924 forcat revolucionare moren ne kontroll qytetin dhe nga
ketu u nisen per ne Tirane.Ne vitet 1924-1939 pati nje xhvillim
industrial te ngadalte,u ngriten fabrika te vogla,punishte te
industrise ushqimore,te tekstilit e cimentos.Me 1923 Shkodra kishte
20.000 banore.ndersa me 1939 kishte 29.000.
Shkodra ishte selia e
arkipeshkvise,nga vareshin 30 dioqeza dhe ketu me 1930 u hap nje
shkolle popullore laike,me 1922 Gjimnazi i Shtetit,Konvikti «Malet
tona»,shoqeria sportive e kulturore «Vllaznia».
Pushtuesit fashiste u priten me arme ne dore,dhe qendresa kunder tyre vazhdoi me greva e demonstrata.
Shkodra u clirua me 29.11.1944 dhe kjo shenoi clirim e plote te vendit.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://albaone.catsboard.com/
 
Historia E Shkodres
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Historia e Beratit
» Historia e tiranes
» Historia e durrsit
» Historia e korces
» Historia E Sarandes

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbaOne :: Tema Shoqerore (te ndryshme) :: Historia :: Historia Shqipetare-
Kėrce tek: